Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

654 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastet – Ja koeficenti i Interit dhe i Milanit per ndeshjen e se dieles: favorite eshte Milan!

Bastet – Ja koeficenti i Interit dhe i Milanit per ndeshjen e se dieles: favorite eshte Milan!
Inter Club Staff

Pas ndeshjes te se enjtes ne Eurppa League, ja tek rikthehet Serie A me te shumepriturin Derby della Madonnina, nje nga sfidat futbollistike me te ndjekura te vitit. 

Skuadrat paraqiten ne kete takim me nje rrugetim te ndryshem: nga njera ane eshte Milani me disa fitore rresht dhe nje pike me shume se zikalterit e nga ana tjeter eshte Interi qe sapo eshte eleminuar nga Europa League, ka disa probleme te brendshme dhe nuk eshte se ka pasur vazhdimesi ne rezultate.

Por si jane koeficentet per ndeshjen e se dieles? Cila eshte favorite? 

Per kete ka dhene pergjigje FcInterNews ne nje artikull te saj pak minuta me pare duke shkruar:

“Vleresimi i analistave te SNAI per sa i perket derbit e Milano tregon me se miri ate qe thuhet zakonisht ne ndeshje te tilla. Parashikimi eshte gjithmone i hapur, pavarsisht ecurise se kundershtareve.”

“Milani dhe Interi keshtu jane shume afer per sa i perket kuotave te ndeshjes. Por skuadra e Milanit vjen nga pese fitore rresht dhe prandaj eshte favorite ne kete ndeshje me nje koeficent 2,40. Nderkohe, barazimi dhe fitorja e Interit kuotohet ne te dyja rastet me koeficentin 3,10. Ky koeficent i Interit natyrisht qe ndikohet edhe nga gjendja e skuadres dhe nga eleminimi ne Europa League vetem dy dite me pare.”

“Ata qe i kane dhene pak besim skuadres zikalter jane edhe bastvenesit te cilet kane preferuar te vene bast me shume per skuadren e Gattusos: 40% e basteve kane luajtur fitoren e Milanit, 38% kane vene bast mbi baraizmin dhe vetem 22% e tyre besojne tek nje fitore e Interit.”

“Nderkohe, dy skuadrat kane pak a shume nje mesatare te ngjashme te golave te shenuar me 1,5 gola per ndeshje dhe ato te pesuar me 0,8 per ndeshje. Eshte nje e dhene kjo qe e ben te jete i ulet koeficenti i 0 deri ne 3 gola.”

“Per sa i perket shenuesve, ai qe e ka koeficentin me te ulet eshte Krzysztof Piatek me koeficentin 2,75 dhe Lautaro Martinez me 3,50 koeficent.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.