Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ja kur do te debutoje Interi i Thohir. Presidenti, ka nje kandidat favorit

Ja kur do te debutoje Interi i Thohir. Presidenti, ka nje kandidat favorit
Xhorxh Gellci

Nuk ka ardhur akoma dita e firmave te shumepritura, sic shpjegon vetem Massimo Moratti, i cili kerkon durim. Por gjithcka po shkon mire mes presidentit zikalter dhe Thohir, dhe praktikisht eshte gjithcka e mbyllur, pasi eshte rene dakord mbi cdo pike.

Por shtyrja e firmave te shumepritura, sic shpjegon Gazzetta dello Sport, nuk eshte si pasoje e mosmarreveshjeve, por eshte thjesht nje vonese burokratike. Kontrata eshte e perbere prej 100 faqesh, prandaj kerkon akoma pune. Por Gazzetta ben te ditur se nuk mund te shkohet me tej se fundi  i tetorit, pasi Asambleja e Klubit duhet te mblidhet brenda 4 muajsh nga mbyllja e bilancit, qe eshte bere ne 30 qershor. Prandaj, mendohet se fillimi i nentorit mund te jete data kur Interi i ri me Thohir si aksioner kryesor do te beje debutimin.

Ceshtja kryesore eshte: kush do te jete President? Pasi jane zgjedhur pjesetaret e Keshillit te Administrimit (4 nga grupi Thohir, 3 nga familja Moratti), tani duhet te zgjidhet problemi se kush do te mbaje detyren e presidentit. Per momentin duket se Massimo Moratti eshte pikerisht kandidati numer 1, pasi Thohir e di mire qe eksperienca e Morattit eshte themelore per klubin zikalter.

PJESA FINANCIARE – Ideja eshte qe te lere familjen Moratti ne krye te guides sportive dhe te mbaje per vete pjesen financiare. Ne kete aspekt, do te jete Shreve keshilltari financiar dhe do te kete fuqi firme mbi gjithcka.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.