Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,377 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ja kush eshte Gary Medel, ‘Pitbulli’ i Kilit qe pothuajse eshte nje lojtar i Interit… (Video)

Ja kush eshte Gary Medel, ‘Pitbulli’ i Kilit qe pothuajse eshte nje lojtar i Interit… (Video)
Inter Club Staff

Gary Medel, ky eshte emri me i nxehte qe po qarkullon ne ambjentet zikalter ne keto momente por edhe mediat Italiane dhe nderkombetare po flasin dhe po konfirmojne gjithcka: Ai do te kaloje tek Interi, tashme eshte e sigurte.

Ka mjaftuar nje telefonate ndermjet miqsh (Thohir ka telefonuar Presidentin e Cardiff City te cilin e ka mik), dhe gjithcka u mbyll pozitivisht. Kane mbetur disa detaje te vogla ende – tha Di Marzio – por te cilat nuk ndikojne fare tek tratativa.

Por kush eshte Gary Medel, ky lojtar i kombetares se Kilit i cili shkelqeu me keta te fundit ne Boterorin e Brazilit dhe per pak sa nuk eleminuan edhe Brazilin vete.

Medel ka lindur me 3 Gusht 1987 dhe luan ne Angli me Cardif City. Ai ka lindur ne Santiago te Kilit dhe ne karrieren e tij ka luajtur me Universidad Católica ne vendlindjen e tij e me pas ne Argjentine me Boca Juniors e me Sevillan ne Spanje per te perfunduar tek Cardiff ne sezonin e kaluar, ku u transferua tek ekipi Wellsian ne 2013 dhe luajti nje sezon me ta duke humbur vetem dy ndeshje. Ka vrap, nuk lodhet kurre, luan edhe i demtuar dhe nuk i intereson nese ndjen dhimbje por vetem te shkaterroje aksione dhe te shpetoje porten e ekipit per te cilin ai luan. Luan pa problem si mesfushor mbrojtes/shkaterrues por edhe si nje mbrojtes i mirfillte. Ai ka luajtur me kombetaren e madhe te Kilit 61 ndeshje duke shenuar edhe 5 gola dhe e ka nisur rrugetimin e tij me kombetaren qe ne moshat me te vogla. Cilesohet si Pitbull per shkak te aftesive te tij dhe faktit qe eshte nje luftetar i lindur ne fushe.

Pak me poshte keni edhe nje video te Gary Medel – El Pitbull, e ndoshta do ju ndihmoje te jepni per te nje gjykim me te sakte:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags