Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

299 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ja kush ishte personi qe Hakimi i dedikoi golin diten e djeshme: “Humbi jeten vetem pak dite me pare. Per te ishte…”

Ja kush ishte personi qe Hakimi i dedikoi golin diten e djeshme: “Humbi jeten vetem pak dite me pare. Per te ishte…”
Inter Club Staff

Ka qene nje nate shume e rendesishme ajo e Hakimit dje ndaj Bolognes ku ai ka gjetur golin e 2-0 dhe me pas ate te 3-1.

Por marokeni ka dashur qe golin t’ja dedikoje nje shoku qe nuk jeton me dhe qe pak dite me pare ka humbur jeten.

Mbrojtesi i krahut te djathte zikalter ka dashur t’ja dedikoje te dy golat e shenuar ndaj Bolognas, mbrojtesit te Marokut, Mohamed Abarhoun, qe ka vdekur diten e merkure.

Abarhoun ka vdekur ne nje spital te Stambollit, pas nje trajtimi te gjate per kanceri ne stomak qe e kishte detyruar te hiqte dore edhe nga futbolli me heret kete vit.

Lojtari 31 vjecar ka luajtur per Rizespor deri ne shkurt, ku ai u diagnostikua me kete semundje te rende.

Hakimi ishte nje nder lojtaret e shumte qe kane nderuar ate, qe ka luajtur me Marokun ne Kupen e Afrikes dhe ne Lojrat Olimpike ne Londer.

“I lumtur per fitoren dhe dy golat. Por ato jane per ty Mohamed Abarhoun”, ka shkruajtur ne Twitter me pas Hakimi.

Achraf ka postuar bashke me shkrimin edhe disa foto nga ndeshja e djeshme ku duket qarte edhe dedikimi i tij pas golit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.