Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

304 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sanchez, ja lajmet e fundit: Interi po tenton gjithcka per ta blere? United nderkohe frikeson Marotten me cmimin e vendosur!

Sanchez, ja lajmet e fundit: Interi po tenton gjithcka per ta blere? United nderkohe frikeson Marotten me cmimin e vendosur!
Inter Club Staff

Te Interi i periudhes post-lockdown, ai eshte vene ne dukje jo pak.

Po flasim per Alexis Sanchez, qe ka qene autor i 3 golave dhe 7 assistve, dhe qe eshte rikthyer ne fushat e lojes ne kushte optimale dhe me shpirtin e duhur.

Kishte nje deshire te madhe menjehere ti tregonte Interit se duhet te besonte tek ai, dhe me te vertete qe ja ka dale. Interi deshiron te besoje tek ai tani, si per Europa League por edhe per te ardhmen me tej.

“Ne me pak se dhjete dite, Interi duhet te beje gjithcka per te mbajtur Alexis Sanchez ne Milano.”

“Plani i Interit eshte i qarte ashtu si u tha nga Beppe Marotta dhe Antonio Conte perpara dhe pas fitores ndaj Genoas. Gjithcka duhet bere shume shpejt.”

“El Nino Maravilla tani eshte nje lojtar i ri, shume afer niveleve te koherave te tij me te mira dhe zikalterit nuk mund te bejne dot pa te: me Lautaron dhe Eriksen ne versionin down, eshte ai qe duhet te te beje ate qe dy shoket e tij nuk po munden dot.”

“Conte po shtyn fort per ta mbajtur edhe ne Europa League, por edhe per ta konfirmuar per sezonin e ri.”

“Gjithesesi, tratativa me Manchester United, me te cilin Sanchez eshte i lidhur deri ne qershorin e 2022, nuk eshte aspak e lehte.”

“Marreveshja fillestare ndermjet Red Devils dhe Interit parashikonte qe 31 vjecari kilien te qendronte tek Interi deri te merkuren e 5 gushtit, date kjo qe perkon me ndeshjen e Interit ndaj Getafe.”

“Eshte kjo linja e konfirmuar edhe dite me pare: asnje zgjatje tjeter e huazimit ne rast kualifikimi te Interit per Final 8 ne token gjermane”, lexohet tek La Gazzetta dello Sport qe vazhdon edhe me tej.

“Drejtuesit zikalter gjithesesi nuk jane dalur perballe murit te ngritur nga Manchester United: tratativa vazhdon perpara dhe Antonio beson se ai mund te qendroje.”

“Edhe pse puna duhet bere ne nje kohe rekord. Gjithesesi, ne kete moment mbetet per tu bindur vetem United, sepse keta te fundit me shume se sa eshtje ekonomike, thjesht nuk duan qe te forcojne nje rival direkt per Europa League.”

“Por eshte edhe e vertete qe anglezet po e perdorin kete si strategji per te rritur presionin tek Interi, dhe per te shtyre zikalterit (edhe Romen per Smalling) qe ta blejne lojtarin me titull perfundimtar.”

“Tek Manchester duan te evitojne nje huazim tjeter ku ata paguajne shume shtrenjte rrogen e lojtarit, dhe duan qe kilianin ta heqin perfundimisht nga libri i pagave.”

“Alexis ka ende nje rroge mostruoze me United: 12 milione euro ne sezon, dhe kete vit ishin te ndare 7 qe paguheshin nga United dhe vetem 5 nga Interi.”

“Qe, duke pare rritjen e Alexis, Interi po tenton qe ta bleje perfundimisht e duke i ofruar atij nje rroge te re, me te ulet, por te kenaqshme. Por qe gjithcka te mbyllet, duhet qe palet te bien dakort.”

“United ka vene cmimin e kartonit te lojtarit per nje shitje perfundimtare: 20 milione euro.”

“Nje shifer kjo qe konsiderohet e larte nga Suning, qe kerkon te marre nje ulje (maksimumi 10-15 milione?), dhe qe me pas ta finalizoje kete operacion.”

“Nje tjeter gje e rendesishme eshte edhe vullneti i lojtarit. Ne ndeshjet e fundit, Sanchez, eshte ndjere teper i rendesishem tek Interi dhe kjo gje ka kohe qe nuk i ndodh.”

“Ja pse zgjedhja per te qendruar tek Interi eshte menduar gjate nga ai. Por mbetet problemi i rroges ne kete mes.”

“Me te paguarit tek Interi jane Lukaku dhe Errriksen, te cilet bashke me bonuse arrijne tek 9 milione euro ne sezon.”

“Eshte e pamendueshme qe Alexis te qendroje tek 12 milione euro.”

“Ideja e drejtusve zikalter eshte qe rrogen e tij ta ndajne ne dy sezone, duke mos peshuar shume as ne bilanc dhe duke perfituar nga dekreti i rritjes se Renzit qe i jep mundesi klubeve te kene 30% ulje ne taksat qe i duhen paguar shtetit per rrogat e lojtareve qe vijne nga jashte.”

“Me pak fjale, nese United dhe Sanchez do te ulin pretendimet, plani i Interit mund te konkretizohet shume thjesht. Por ne kete moment, United eshte pengesa me e madhe sepse Sanchez deshiron te qendroje, pertej rroges qe pritet ta kete shume me te ulet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.