Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

360 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Ja momenti i vetem kur Antonio Conte ngriti zerin fuqishem ndaj Marottes dhe Ausilios.”

“Ja momenti i vetem kur Antonio Conte ngriti zerin fuqishem ndaj Marottes dhe Ausilios.”
Inter Club Staff

Me sa duket, ka disa gjera qe nje njeri ne jeten e tij nuk ben kurre shaka. Kushdoqofte situata ne te cilen ndodhet.

Nje nga keto gjera per Antonio Conten e ka emrin Stefan De Vrij, pikerisht mbrojtesi hollandez i Interit.

Tekniku zikalter ka zgjedhur lojtarin si nje lider autentik te mbrojtes se zikalterve (te cilen e ka merituar ne fushe totalisht).

Me shume se Skriniar, me shume se nje Godin qe eshte ulur disa shkalle, dhe me shume natyrisht se Bastoni qe eshte ende ne hapat e tij te pare.

Eshte pikerisht Stefan De Vrij regjisti i pare i Interit dhe loja e Contes tashme nis te ndertohet qe ne mbrojtje.

Por ka nje prapaskene per te gjithe kete: kur Conte ka marre vesh se Barcelona kerkonte lojtarin ne muajin janar (Barcelona kishte probleme me demtimet ne mbrojtje), ai ka ngritur zerin ndaj drejtuesve zikalter si asnjehere tjeter. Nuk e kishte bere kurre kete.

“Me nje shikim te forte dhe me tone kercenuese ai i ka pyetur: Si mund ta coni ndermend dicka te tille?”

Kete gje e ka zbuluar Fabrizio Romano, eksperti i njohur i merkatos ne Itali ne editorialin e tij tek Calciomercato.com.

“Nje njeri qe ka bere Conten te humbase mendjen dhe per here te pare te ngreje tonet ne drejtim te drejtuesve te Interit, Marotta dhe Ausilio.”

“Kjo ka ndodhur kur ata i kane treguar per tentativat e Barcelones per Stefan De Vrij. Kete gje e tregonin ne ate kohe te perditshmet spanjolle dhe normalisht po punonin edhe drejtuesit e Barcelones qe kishin pasur disa kontakte edhe me Marotten.”

“Por Conte ka qene shume i qarte (ne menyren e tij natyrisht…) per te qene kunder ne menyre kategorike te kesaj hipoteze shitje per hollandezin edhe sikur per te te paguhej dyfishi i vleres se tij.”

“Nderkohe, vlera e tij normalisht ka ndryshuar ne menyre te rendesishme nga 45 milione euro qe kushtonte perpara 1 viti, ai sot vlen jo me pak se 70 milione euro.”

“Dhe kur mendon qe ai ka ardhur ne Milano me vetem 0 euro, gjithcka te ben te mendosh se ka qene nje nga operacionet me te mira te 20 viteve te fundit per Interin.”

“Mosha dhe vlera e tij kane bere qe vlera e tij te kaperceje cdo parashikim dhe nuk eshte prekur as ne kete moment as nga situata e pandemise.”

“Ai eshte nje njeri i paprekshem nga Conte: si ne formacion e si ne merkato. Ka qene nje veto e qarte ajo e teknikut per te: askush te mos ma preke Stefan.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.