Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,270 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ja oferta e Interit per Bacary Sagna

Ja oferta e Interit per Bacary Sagna
Xhorxh Gellci

Inter eshte shume aktiv ne merkato, dhe mbi te gjitha po mundohet te shfrytezoje rastet me parameter zero ne lidhje me lojtare te rendesishem.

Shoqeria zikalter ja ka dale te marre mbrojtesin e Manchester United Nemanja Vidic, por Erick Thohir dhe stafi i tij nuk kane ndermend te ndalen ketu. Lojtari me i nxehte per momentin qe ndiqet nga stafi interist eshte mbrojtesi Bacary Sagna. Lojtari i krahut te djathte ka kontraten ne skadence ne fund te qershorit te ardhshem dhe ne keto ore Arsenali po mundohet te ulet ne tavoline per te kerkuar rinovimin, pasi lojtari vleresohet nga tekniku Arsene Wenger. Nderkohe, Interi ka bere oferten e tij per agjentin e francezit: kontrate dy vjecare me opsion per nje vit te trete me 2,8 milion euro plus bonuse.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags