Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,268 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Ja oferta qesharake qe beri Juventusi para se Icardi te kalonte tek PSG dhe qe u refuzua menjehere.”

“Ja oferta qesharake qe beri Juventusi para se Icardi te kalonte tek PSG dhe qe u refuzua menjehere.”
Inter Club Staff

Tashme historia Icardi ka marre fund edhe pse duket e pabesueshme sepse ceshtja e ish-kapitenit zikalter qarkullonte ne ambjentet zikalter cdo dite qe prej shkurtit 2018.

Ai tashme eshte transferuar tek Paris Saint-Germain ne nje huazim nje vjecar me nje te drejte blerje ne favor te parizieneve, por me sa duket PSG nuk eshte skuadra e vetme qe e ka kerkuar me ngulm diten e fundit lojtarin.

Ashtu si pritej dhe si tregon Corriere della Sera, sapo Paratici e ka kuptuar qe Icardi ka qene afer PSG, ka bere tentativen e tij per te transferuar lojtarin ne Torino.

Oferta e Juventusit per Interin ka qene qesharake, por ai ka tentuar te binde Icardin te mos pranoje PSG (gje qe flitet se beri Marotta me Dybala ne te kaluaren), por pa sukses.

“Juventusi deri diten e djeshme nuk e kishte bere asnje oferte per Icardin edhe pse kishte kohe qe fliste me Wanden”, shkruan Corriere.

“Por me sa duket dje ata kane ofruar per Interin nje huazim deri qershor 2021 dhe nje detyrim blerje per lojtarin ne shifren 30 milione euro qe aktivizohej fiks pas dy vitesh.”

“Ka qene nje oferte qesharake qe edhe vete Paratici ndoshta e ka ditur qe do te refuzohej qe ne nisje. Dhe keshtu ndodhi. Edhe pse 30 milionet ishin te sigurt, Interi nuk do te kishte pranuar kurresesi oferten e Juventusit edhe nese ajo do te ishte sa dyfishi i shumes.”

Gjithesesi, plani i Paratici per te vene Interin ne presion ne diten e fundit te merkatos deshtoi totalisht, pikerisht si te gjitha planet anti-Inter te bera nga ai kete vere duke filluar qe tek ideja Lukaku-Juventus e duke perfunduar tek tentativa e djeshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.