Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

508 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ja pse Bc Partners po kerkon Interin me cdo kusht: “Eshte deshira me e madhe qe kane: del ne pah edhe…”

Ja pse Bc Partners po kerkon Interin me cdo kusht: “Eshte deshira me e madhe qe kane: del ne pah edhe…”
Inter Club Staff

Inter perfaqeson nje investim teper te madh per Bc Partners, dhe kjo gje po shihet dite pas dite me interesin e madh qe ata po tregojne.

Fondi anglez po e vazhdon me hapa te shpejte dhe te vendosur due diligence qe ka nisur ne klub dhe nga ana e tyre duken te sigurt.

Me sa duket, ata po presin vetem kete hap te fundit, dhe ne fund te analizes se klubit, do te formulohet edhe nje oferte per paketen e maxhorances qe sot eshte ne duar te Suning.

Per kete ka shkruar sot Corriere dello Sport, e cila ka zbuluar: “Bc Partners ne kete moment eshte nje hap perpara te gjitheve.”

“Kjo sepse e interesuar per Interin nuk eshte vetem ajo, por ka edhe shume fonde te tjera te njohura Europiane dhe jo vetem.”

“Deri me tani te interesuar kane qene disa fonde amerikane, suedeze dhe nga Katari. Por Bc Partners eshte pak me perpara.”

“Ata po cojne perpara nje due diligence ekskluzive, dhe nga ajo qe filtrohet nga ambientet financiare, ata kane bindjen se do e mbyllin kete marreveshje me nje shifer qe do i bente ata te fitonin shume para ne te ardhmen. Prandaj ata po e kerkojne Interin me cdo kusht.”

Kete nenvizon Corriere dello Sport, e cila flet se Interi perpara fundit te sezonit mund te kete vertete nje pronar te ri. Tratativa vazhdon.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.