Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,061 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja si do te jete mesfusha e Contes me Vidal: “Ai do te ule ne stol njehere e pergjithmone…”

Inter, ja si do te jete mesfusha e Contes me Vidal: “Ai do te ule ne stol njehere e pergjithmone…”
Inter Club Staff

Eshte Arturo Vidal luftetari me i ri per Antonio Conten dhe mesfushen e ketij te fundit.

Ardhja e lojtarit kilian tek Interi ndryshon totalisht hirarkine ne mesfushen zikalter duke pare konsideraten qe tekniku ka per ish-lojtarin e Barcelones.

Nuk eshte absolutisht ne diskutim vendi i tij si titullar, si ne nje 3-5-2 por edhe ne nje 3-4-1-2.

Atehere, si do te jete mesfusha e re e Interit me Arturo Vidal ne fushen e lojes?

Kete gje e shpjegon Tuttosport ne shkrimin e saj sot duke shpjeguar keshtu me detaje se kush do te luaje me kilianin.

“Lojtari qe me siguri do ta ndjeje me pak ardhjen e Vidal do te jete Niccolo Barella.”

“Italiani me origjine sarde, nuk duhet te shqetesohet aspak. Di te luaje shume mire si ne rolin e mezzala ne 3-5-2 por edhe si mediano ne 3-4-1-2.”

“Kete gje e ka treguar me shume personalitet ne sezonin e shkuar duke shperthyer madje ne fazen finale te Europa League.”

“Nje tjeter nxenes i Contes me pak fjale, dhe qe minutazhi i tij nuk pritet te ridimensionohet.”

Nderkohe, jane lojtare te tjere qe ne kete moment jane me poshte ne hirarki: “Nje diskutim komplet tjeter per tre lojtare.”

“Eriksen, Nainggolan dhe (me pak) Sensi.”

“Danezi me ardhjen e Vidal, eshte ai qe rrezikon qe te shohe fushen me pak nga te gjithe.”

“Ai paguan faktin se nuk ka arritur ta kuptoje se si te sistemohet ne skemen 3-5-2 te Contes dhe nuk shihet si adapt nga Conte per kete skeme.”

“Interi nderkohe nuk ka arritur te gjeje dot nje bleres per te dhe danezi mund te qendroje keshtu pa nje rol qendror ne skuader per shkak te modulit.”

“Nje tjeter lojtar qe mund te ndjeje me shume ardhjen e Vidal eshte Radja Nainggolan, qe eshte rikthyer nga huazimi tek Cagliari.”

“Ai e kishte ne mendje qe te bindte Conten te qendronte ne skuader. Por ne kete moment, ai eshte thjesht nje kopje e Vidal per nga karakteristikat.”

“Ai eshte lojtari qe i ngjan me shume King Arturo, vetem se Vidal eshte me afer zemres se Contes.”

Me pas, eshte xholi i Antonio Contes: “Stefano Sensi nderkohe eshte njeriu qe mund et luaje me mire edhe me ardhjen e Vidal.”

“Ne nje 3-5-2 ai ose Brozovic mund te beje regjine e lojes, ndersa ne nje 3-4-1-2 do e ishte me i vlefshem nje Brozovic apo Gagliardini.”

“Vetem se ne kete moment ka nje ndryshim te rendesishem: Brozovic eshte i perzgjedhuri per tu sakrifikuar ne kete merkato, edhe pse kjo gje shihet shume e veshtire duke pare kerkesen e larte qe ka Interi per te.”

“Por nese ai largohet, Sensi, qe edhe ne Kombetare shihet si nje trekuartist dhe si nje mezzala, mund te gjeje akoma me shume hapsira ne mesfushe.”

“Gjithcka natyrisht do te varet edhe nga forma e gjithesecilit. Por nese ka dy mesfushore te sigurt ne kete moment, jane Vidal dhe Barella.”

“Te tjeret, ne lufte me njeri-tjetrin dhe ne lufte me dy te paret per te fituar minuta. Pastaj, ku ka me mire se sa nje konkurence kaq te madhe.”

“Por si fillim, ai pritet te ule ne stol njehere e pergjithmone edhe Roberto Gagliardinin. Per te tjeret, do te shihet me vone…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.