Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,453 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ja si e ndoqi ndeshjen Thohir: “Mire ne sulm, por pesojme gola te evitueshem. Hernanes mund te beje me mire.”

Ja si e ndoqi ndeshjen Thohir: “Mire ne sulm, por pesojme gola te evitueshem. Hernanes mund te beje me mire.”
Xhorxh Gellci

“Te shikosh nje ndeshje ne stadium dhe ne televizor eshte e ndryshme. Sulmi me eshte dukur mire, por kemi shpenzuar shume raste. E kam pare mbrojtjen me pak solide dhe te kujdesshme ne krahasim me ndeshjet e meparshme. Kemi pesuar dy gola te evitueshem, sidomos i dyti. E kuptoj qe mund te benin kundersulme po jo ne ate menyre. Sepse edhe pas 1-0, pas pasigurise te Campagnaro, momenti i mire i kundershtareve duket se ka mbaruar dhe u rifutem ne ndeshje. Hernanes nuk me eshte dukur keq, por mund te beje me shume dhe kete rradhe kam pare me pak marreveshje me Cambiasso dhe Guarin. Kemi provuar nga krahet, por krosimet ishin jo precize dhe qendermbrojtesit e Atalantes kane qene te zotet. Tani mungojne nente ndeshje dhe duhet te rigjejme hapin e duhur per te arritur Europen.” – Kjo eshte analiza komplete qe Erick Thohir ka bere per gazetarin e Gazzetta dello Sport, i cili e ka ndjekur ndeshjen me te ne Xhakarte.

Por artikulli i Gazzettes nuk perfundon ketu. Tregohet si e ka ndjekur ndeshjen Erick Thohir, dhe kush priste te flitej per xhaketa dhe kravata, do te mbetet i zhgenjyer. Plotesisht e kuderta.

Pjesa me e madhe e 50 personave qe ishin ne ate karaoke luksi ishin miq te Thohir qe nga femijeria. Jo te gjithe interista, por me nje pasion qe nga fundi i viteve ’80 kur ne Indonezi jane filluar te transmetohen ndeshjet e Serise A. Nje grup 40-vjecaresh qe kane bere karriere, secili ne fushen e tij, por qe nuk e ka humbur kenaqesine e te qendruarit i shoqeruar. Duke sjelle nje shishe vere per te zotin e shtepise, sic ka bere edhe Erick. Nje mbremje, qe po ta mendosh mire, ndodh ne cdo shtepi. Sepse pak gjera dine te bashkojne si futbolli.” – shpjegon detajet Luca Taidelli, gazetari prane Thohir. “Se bashku me Erick jane edhe dy femijet e tij meshkuj. Arfala, 14 vjec, me fanellen e bardhe te transfertes dhe Aga, 13, me fanellen zikalter me numer 13. Ky i fundit ishte ai qe kishte lindur juventin, por tani ka nderruar skuadren.

Thohir merzitet per golin e disavantazhit, nuk feston barazimin e menjehershem, sepse nuk eshte i bindur qe tpi eshte i futur, dhe ngrin plotesisht kur Bonaventura shenon golin e dyte. Ne mes, kofshe pule dhe sallata, per te ulur tensionin. “Ne cfare me ka ndryshuar jeta qe kur kam marre Interin? Kam humbur gjashte kile…” – tregon presidenti zikalter. Qe pastaj nuk e fsheh deshperimin per humbjen. Tani do te kthehet ne Itali per Inter-Udinese, me shpresen qe do te marre tre pike ne klasifikim dhe ndonje kilogram me teper ne peshore…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags