Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,424 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ja si hapen gazetat kryesore sportive diten e sotme

Ja si hapen gazetat kryesore sportive diten e sotme
Xhorxh Gellci

Te dyja gazetat kryesore sportive, La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, i kushtojne nje pjese te konsiderueshme Interit, por tematikat kryesore jane te ndryshme.

Gazzetta dello Sport, pas artikullit te sotem ku kishte folur me menaxherin e nje lokali te Thohir, vazhdon udhetimin e saj ne Indonezi dhe kete rradhe flet me shokun e ngushte te manjatit indonezian. Ja si titullohet faqja e pare: “Ne shtepine e Thohir. Nuk do te kete shpenzime te pamenduara, por me Interin deshiron te fitoje shume. Flet Imransyah, shoku i manjatit indonezian” Persa i perket merkatos, Gazzetta ka ne faqe te pare: “Mazzarri perjashton Silvestre dhe Schelotto.

Nga ana e saj, Corriere dello Sport i kushton rendesi stervitjes te pare nen urdhrat e Mazzarrit, dhe ne faqe te pare raporton fjalet e tij, qe eshte treguar serioz me lojtaret, prandaj titulli kryesor eshte: “Mazzarri i vendosur qe ne fillim“. “Inter, nuk po bejme shaka” jane fjalet e tij.

Si gjithmone, mund te vizitoni inter.al pas daljes te gazetave ne treg, per te gjetur artikujt e plote ne gjuhen shqipe.

Per te lexuar artikullin e sotem te Gazzetta dello Sport, ku bashkebisedonte me menaxheren e lokalit te Thohir, kliko ketu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags