Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,335 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Janë takuar Ausilio dhe agjenti i Bernardeschit, bisedimet në fazë të avancuar: në qoftë se largohet Perisic…

Janë takuar Ausilio dhe agjenti i Bernardeschit, bisedimet në fazë të avancuar: në qoftë se largohet Perisic…
Rinor Sopaj

Sipas raportimeve në edicionin e përditshëm të Gazzetta dello Sport, gjatë ditës së djeshme në Milano është zhvilluar një takim në mes të Piero Ausilios dhe Beppe Bozos, agjentit të Frederico Bernardeschit. Interi nuk ka hequr dorë nga numri dhjetë i Fiorentinas, i cili e ka refuzuar ofertën e Juventusit dhe i cili i përgjigjet në mënyrë të përsosur projektit të Suning: i ri në moshë (italian), perspektivë të madhe në nivel ndërkombëtar, jashtëzakonisht i talentuar. Është diskutuar jo vetëm për disponimin e lojtarit për të veshur fanelën zikaltër, por edhe për shifra të një kontrate të mundshme. Bernardeschi, gjithsesi, duhet t’i zgjidh pikëpyetjet me Fiorentinën, e cila i ka ofruar një kontratë të re me pagë më të madhe sesa ajo aktuale dhe një rol qendror në projektin e klubit.

Shkruan Gazzetta: “Derisa skuadra është e përqendruar te Napoli, Piero Ausilio po vë themelet për merkaton e radhës. Dje ai u takua në Milano me Beppe Bozon për të diskutuar për Bernardeschin. Nuk është folur vetëm për interesimin dhe vullnetin e Suning, por edhe për shifra për një kontratë që mund t’i ofrohej lojtarit të Fiorentinës në të ardhmen. Lojtari së pari duhet t’i jap një përgjigje klubit të tij aktual në lidhje me rinovimin e kontratës. 23 vjecari tashmë i ka thënë jo Juves, por i pëlqen shumë edhe Chelseat. Interi është i gatshëm t’i ofrojë 40 milionë euro për kartonin e tij. Vështirë që Della Valles do i duken të mjaftueshme. Në qoftë se në largimet që do bëhen brenda qershorit për cështje të FFP-së hyn edhe Perisic, Interi do të provonte goditjen e dyfishtë Bernardeschi-Berardi. Dy talentët italianë janë profile të përsosura për projektin e Suning, një Inter i ri dhe italian”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.