Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 16, 2018

Scroll to top

Top

1,154 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jave Milaneze per Erick Thohir: Napoli, Moratti dhe Udinese. Presidenti zikalter…

Jave Milaneze per Erick Thohir: Napoli, Moratti dhe Udinese. Presidenti zikalter…
Inter Club Staff

Presidenti i Interit, Erick Thohir do te rikthehet ne Milano te shtunen. Ai do te vije per te pare ndeshjen ne Meazza kunder Napolit por do te jete ne Itali edhe per te takuar te gjithe menaxheret ne klub bashke me Massimo Morattin. 

Ish numri nje i zikalterve, Massimo Moratti (i cili eshte pare i shoqeruar me keshilltarin Gerardo Braggiotti ne ditet e kaluara) mund te kete organizuar nje dreke pikerisht te shtunen. Do te jete mundesia per te pare situaten dhe per te vene pikat mbi ‘i’ per te ardhmen e shoqerise. Kinezet – por edhe investitoret nga Kuwait – jane ne sfond per tu futur ne klub si partnere por ndoshta edhe me shume. Thohir do te qendroje ne Milano te shtunen dhe te dielen, te henen do te niset per ne France ku do te kete nje seri takimesh me Mahaka Group, kompani e familjes. Do te ndaloje ne Oltralpe per disa dite perpara se te kthehet ne Milano. Po, sepse presidenti i Interit deshiron ti qendroje sa me afer skuadres dhe zhvillimeve ne klub e per kete motiv do te rikthehet ne qytet ndermjet te enjtes dhe te premtes ne prag te ndeshjes te se shtunes qe vjen ndaj Udineses.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.