Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,123 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Javier Zanetti: “I nevrikosur me Osvaldon, por jo aq sa është ai me vetveten”.

Javier Zanetti: “I nevrikosur me Osvaldon, por jo aq sa është ai me vetveten”.
Rinor Sopaj

Javier Zanetti, ish-kapiteni dhe tani zëvendës presidenti i Interit, dha një deklaratë për mikrofonët e La Gazzetta dello Sport. Shumë tema u prekën, duke filluar me jetën e tij si drejtues, por që , nuk e ka humbur rutinën e një futbollisti.

“A stërvitem akoma cdo ditë? Pothuajse, do të thoja 5 ditë nga 7. Dhe ndonjëhere edhe luaj. Sa minuta do më jepte Mancini mua? Mund të them që nuk e kam problem ta luaj një pjesë të plotë. A është më e vështirë të jesh futbollist apo zëvendës president? Sigurisht tani punoj më shumë dhe gjithashtu është më e lehtë për mua të bëj planë gjatë ditës. Nuk isha edhe aq prezent në Pinetina? Muajt e parë duhet të studioja në Bocconi dhe gjithashtu duhej që të bëhesha më i afërt me të gjitha ambientet e klubit. Nuk kishte të bëjë me prezencën e Mazzarrit. Unë gjithmone i kam dhënë dhe do t’i jap përgjigjje vetëm klubit, pa marrë parasysh se kush është në stol”.

Ai gjithashtu u pyet për marrëdhënien e tij me Erick Thohir, posaqërisht tani që Zanetti është duke e mësuar gjuhën angleze: “Unë qëndroj më mirë me anglishten sesa ai me Italishten, por në moshën 40 vjecare është e vështirë, në fillim kur shkova në mësim dhe përkrah kisha fëmijë, ndjehesha si një budalla. Ata po e mësonin për mrekulli ndërsa mua më dukej si Kinezishtja. A ka pakënaqësi në kontratën tuaj të limituar, për vetëm dy vite? Kjo është filozofia e Thohir, ai më trajtoi mua si drejtor. Ajo cfarë më interesoi mua ishte se ai më konsideronte si një njeri i cili mund ta bëja mjaft të njohur imazhin e Interit nëpër botë. Dhe pastaj cdo gjë ishte normale, Moratti më njeh që një kohë të gjatë, ndërsa ai jo. Moratti gjithmonë ka qenë një njeri në të cilin kemi llogaritur shumë, ai është një njeri i respektuar, por kur i duhet të ndërhyj atëherë ai e bën. Një rol më ndryshe tani me Mancinin? Le të themi që ndihem më i përfshirë se më herët. Eshtë normale, Roberto dhe unë njihemi . Por ai ka ndryshuar, është më i qetë dhe më i kujdesshëm. Ai ka ndryshuar edhe mënyrën e stërvitjes së skuadrës, tani ka më shumë intensitet. Ne takohemi shumë shpesh dhe nëse mendoj se duhet unë flas edhe me lojtarët, e bëj. Ka ndodhur, sidomos në ditët e vështira, e di si është të kalosh nëpër ato momente”.

Ai pastaj foli edhe për gjëra të tjera, duke e filluar me kapitenin Ranocchia: “Andrea ka kualitet dhe bashkëlojtarët e respektojnë atë përë këtë gjë. Gjithsesi, atij i duhet më shumë vetëbesim, dhe të mos mendoj se bota po kolapson mbi supet e tij, bashkëlojtarët e shikojnë atë dhe respekti fitohet edhe në atë mënyrë. Icardi? Ne duhet t’i ndihmojmë atij, ai duhet të mësoj se si të sillet në një ekip të madh. Gjëja e parë, e cila është shumë e rëndësishmë është respekti për mbështetësist. Veprimi i Balotellit apo i Mauritos ishte më serioz për mbështetësit? Veprimi i Marios ishte më serioz, por të dy veprimet nuk ishin të bukur për t’u parë. A do të qëndroj Mauro në Inter? Eshtë qëllimi ynë që t’ia rinovojmë kontratën, dhe jemi duke punuar në atë drejtim. Pastaj, ju e dini që në futboll nuk ka asgjë të garantuar. Kovacic shumë shpesh në stol? Interi po fokusohet në të, mjaft shumë. Janë të paktë ata lojtarë që mund ta ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes sic mund ta bëj ai dhe duke bërë gabime ai do të përmirsohet edhe më shumë. Frika e vetme të cilën ai nuk duhet ta ketë është frika që të bëj gabime. Shaqiri? Ai më kujton Sneijder për aftësinë që të mendoj gjënë e duhur pak para se ta mendojnë të tjerët. Guarin? Koha i ka bërë mirë, por ato gjëra ndodhin, është e vështirë të gjesh vazhdueshmërinë në një skuadër e cila nuk ka vazhdueshmëri”.

Keqardhje apo i nevrikosur me Osvaldon? “Më shumë i nevrikosur, por jo sa ai me vetveten, sepse ai e kuptoi që të fusësh duart tek puna e trajnerit është një gabim serioz. Ishte ai që e humbi një shansë mjaft të madhe. Ezequiel Lavezzi apo Yaya Toure në Inter? Il Pocho është i vështirë, edhe pse është shoku im. Toure nuk është shoku im por do ta transferoja menjëherë po të mundja, kur flitet për të Mancio do të jetë i rëndësishëm, pasi ai e di cilin lojtar duhet ta marrësh që të arrish atje ku dëshiron”.

Cfarë mendove të enjten mbrëma në minutën e 94 të ndeshjes Celtic-Inter? “Që mund ta barazonin rezultatin në 2-2 mund të ndodhë, por 3-3 jo. Ne i afrohemi shumë afër majes, por pastaj përsërisim gabimet e njejta, ne nuk mund ta kemi gjithmonë këtë fat të keq, ne duhet të punojmë që të mos ndodhin më ato episode në minutën e fundit. Cfarë note i jepni skuadrës këtë sezon? Një gjashtë me vendin e katërt apo të pestë, mirë do ishtë sikur të arrinim në gjysëm-finale të Europa League, shumë më mirë nëse do ta fitonim, sepse vendi i tretë për momentin duket shumë i komplikuar. Por Champions League duhet të jetë gjithmonë obiektiv i yni nëse dëshirojmë të kthehemi në mesin e 10 klubeve më të mira në botë, ashtu si Thohir dëshiron. A flas me Mourinhon? Shpesh. Dhe gjithmonë më pyet për Interin…”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.