Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,316 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Javier Zanetti zyrtarizon lamtumiren: “Po, ky eshte momenti i duhur. Nga karriera ime, do te luaja serish dy ndeshje”

Javier Zanetti zyrtarizon lamtumiren: “Po, ky eshte momenti i duhur. Nga karriera ime, do te luaja serish dy ndeshje”
Ardis
  • On 06/05/2014, 12:20

Nje interviste e gjate per Javier Zanettin, kapitenin e Interit, ne gazeten argjentinase La Nacion: Pupi, i intervistuar nga gazetari lokal Cristian Grosso, deklaron lamtumiren e tij ndaj botes se futbollit, duke ri-pershkruar momentet kryesore te karrieres se tij te gjate dhe te lavdishme.

Perse keni vendosur te terhiqeni tani?
“Sepse ndjej se ka ardhur momenti i duhur per ta bere. Sepse futbolli me ka dhene shume dhe une kam gezuar cdo cast. Sepse mbas demtimit ne tendinen e Akilit te prillit te kaluar, doja te tregoja se mund te kthehesha kompetitiv dhe ja kam arritur. Ndihem i kompletuar dhe i realizuar: te terhiqesh ne moshen 41 vjecare eshte ndjenje qe nuk ka te paguar. Per mua eshte dicka qe ka nje vlere te pafundme, dhe tashme ka ardhur momenti i duhur”.

Keni frike nga dita mbas lamtumires?
“Jo, frike jo. Sigurisht do te me mungojne disa gjera, disa aspekte te rutines si futbollist, momentet ne dhomat e zhveshjes dhe mbi te gjitha konkurrenca. Por mendoj se frike duhet te kete ai qe nuk di si te shfrytezoje kohen e lire, dhe per fat une kete ceshtje e kam zgjidhur. Sigurisht qe asgje nuk do te jete si me pare, por jam i gatshem sepse do te vazhdoj ne boten e futbollin dhe kjo do te me mbaj gjalle

Do te jeni nje person me xhakete dhe kravate?
“Shpresoj qe te mos jete e nevojshme. Enderroja qe te mbaroja karrieren tek Interi, ne shtepine time, dhe ja arrita. Ishte nje zgjedhje e jetes qe te mbyllja karrieren ne Itali, dhe qe tani, ne funksionin e menaxherit sportiv, do te kerkoj te jem i nevojshem per skuadren edhe jashte fushave. Do te hapet nje bopte e re per mua, dhe per kete jam entuziast. Do te kete shume gjera per te bere”.

Kur mendon se do te tradhtojne emocionet?
“Te shtunen do te jete ndeshja kunder Lazios, edhe pse Curva Nord do te jete e mbyllur per shkak te koreve raciste, do te jene shume njerez qe po pergatisin dicka. Kur te mbaroje ndeshja kunder Chievos, me pas, jam i sigurte qe do te me kaloje perpara syve e gjitha karriera. Mamaja ime, babai im, gruaja ime, tre femijet e mi, te gjithe personat qe me kane mbeshtetur. Pyes veten sesi mund te iki…”

Cilat nga ndeshjet do te luanit serish ne karrieren tuaj?
“Dy, nje per te shijuar serish momentin dhe tjetren per te ndryshuar fatin. Do te kthehesha per te luajtur finalen e Champions League te 2010, per te ri-perjetuar naten magjike te Bernabeu. Dhe do te jepja te gjitha per te luajtur serish ndeshjen kunder Zvicres, ajo qe na kushtoje eleminimin nga Boterori ne Japoni”.

Cfare te habit me shume ne karrieren tuaj?
“Numrat, statistikat. Te shikosh se kam luajtur 1112 ndeshje, se jam i katerti ne tabelen e lojtareve qe ka luajtur me shume ndeshje e te gjitheve koherave dhe se ata perpara meje jane portiere, se jam i vetmi argjentinas qe kam luajtur mbi njemije ndeshje, qe jam lojtar i huaj qe kam luajtur me shume ndeshje ne Serie A dhe vetem Paolo Maldini ka me shume ndeshje te luajtura se une. Se askush nuk ka luajtur ne nje klub me shume se une tek Interi dhe ne Kombetare. Ndonjehere pyes veten: ‘Me te vertete i kam bere te gjitha keto gjera?’, me pas mbushem me krenari”.

Edhe ne Argjentine ndjeheni te vleresuar?
“Po, edhe ne Argjentine jam i mirevleresuar. edhe pse u desh pak me shume. Por edhe ne vendin tim kam marre shume dashuri. Mbase kam marre shume kritika nga nje ane e shtypit. Kam qene nje kampion larg nga Argjentina dhe per kete gje personat me vleresojne. Me shikojne si nje qe ka dhene perhere nje imazh te mire per vendin e tij pavaresisht se kam qene larg, une kam dashur te luaj perhere me bluzen e vendit tim, pavaresisht se nuk ka fituar tituj nuk i kam bere zgjedhjet se ne cilat periudha duhet te shkoj apo ne cilat jo”.

Kush jane tre shoket tuaj me te mire pergjithmone?
“Ronaldo, Messi, Baggio”.

Tre kundershtaret me te veshtire qe jeni perballur?
“Giggs, Kaka dhe Zidane”.

E konsideroni veten tuaj nje shembull?
“Te shpresojme, nuk e di nese percaktohem si nje shembull. Por shpresoj se gjithkush mund te marre dicka pozitive duke ri-pershkruar karrieren time si futbollist. Ne menyre speciale menyren sesi e kam ndertuar karrieren time”.

Te ndodh te inatosesh?
“Po, me shpesh sesa mund te imagjinojne njerezit. Por edhe ne momentet e pakendshme mund te shikohen gjerat me te mira”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.