Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

980 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jemi te dhjetet

Jemi te dhjetet
Ardi Deda

Nuk eshte normale kjo qe po ndodh. Inter ka humbur akoma. Ne dy jave skuadra ka pesuar shtate gola dhe ka realizuar nje. Dhe, per aq sa eshte e pabesueshme, eshte gati te perjetoje sezonin e katert radhazi me trazirat e zakonshme te panevojshme. Ajo qe do te ndodhe ne oret e ardhshme do te jete e rendesishme per te njohur peshen specifike te shoqerise, por me pare eshte e nevojshme te vendoset rregull.

Skuadra: nervoze, pa ide dhe mbi te gjitha pa asnje gjurme identiteti. Gjeja me e frikshme eshte ta shihje te palevizshme. Pafuqia si spektator per te pare Kovacic me topin ne kembe dhe asnje shok i skuadres qe nuk lirohej, qe nuk vraponte, qe te provonin te diktonin pasimin. Te gjithe pa levizur duke pritur topin, me pas ne menyre te papritur duke bere presing, me pas serish te palevizshem. Futbolliste ne pamje te pare te ndryshem, te papershtatshem per te luajtur me njeri-tjetrin. Mbetet e pashpjegueshme se si ne fillim te sezoni skuadra duket qe tani e lodhur dhe nuk praktikon ate presing efikas te larte qe e kishte interpretuar shume mire ne miqesore. Ranocchia qe mbeshtet skuadren i terhequr i cili me pas futet ne menyre te rrezikshme dhe te pabese, Medel i humbur, Icardi qe shkeputet, sikur te kishte nje karikues elektrik pas shpines se tij, Juan Jesus pa grinte. Shpeton Dodo qe eshte me proaktiv, ne fakt zevendesohet sapo kalohet ne modulin me kater mbrojtesa.

Gjeja qe me tmerron me shume eshte pankina. Duke pare lojtaret ishte per tu pyetur se kush mund te futej ne fushe dhe ti jepte nje shkundje lojes. Hernanes dhe Palacio nuk jane ata qe kane treguar qe jane. Te zbehte dhe te pafuqishem. Nese me pas sulmuesi argjentinas humbet nje rast per te shenuar golin e 2-1 me ate sulm ne thellesi qe i perket atij, ve re qe municionet kane mbaruar prej kohesh. Inter, pervec se dy lojtareve te sapo cituar ne pankine, ka te rinj te gatshem si Mbaye, Obi, Krhin, nje i kualifikuar si Kuzmanovic dhe kaq. Mua me vjen keq dhe mbaj ironite tuaja mbi Alvarez dhe Botta, por ne te vertete ketu behet fjale per dicka tjeter.

Trajneri: kam degjuar me veshet e mi Walter Mazzarrin te thote se cilat jane problemet per tu diskutuar me lojtaret por qe shume do te shkojne tek Kombetaret e tyre… Pas ndeshjes ka folur edhe per kushte te keqija fizike. Nuk e kuptova se si eshte e mundur, dikush duhet te kete gabuar, Inter nuk eshte skuadra e vetme qe ka bere nje ndeshje cdo tre dite. Dhe me Qarabag me shume se nje futbollist kishte dhimbje.

Disa momente me vone, pa u pyetur nga askush, ka thene frazen e meposhtme: “Tani nuk dua te flas per organiken, te perpiqemi te valorizojme ate qe kemi dhe mendoj se e di se si ta bej”. Faktikisht ka thene qe skuadra eshte e varfer dhe qe me shume nuk mund te beje por qe do e provojme. Eshte i lire ta mendoje dhe di qe shume tifoze e mendojne keshtu. Por sa here eshte qortuar Mazzarri per keto lloj deklaratash. Nese kishte nje mbremje ku mund te guxohej te behej nje mea culpa te pa publikuar ne fjalorin maxarrian, ishte pikerisht pas nje ndeshje te tille. Nderkohe, komentit nga studio per mungesen e identitetit ne loje, trajneri i eshte pergjigjur, se nuk eshte e vertete. Me pas vazhduan diskutimet per kushtet fizike (serish) dhe per probleme te tjera jo mire te identifikuara. Ne fund te kesaj, pyeta veten se cfare mendonte Ausilio. Sepse kjo eshte konstatuar tani: nuk do te kete as doreheqje dhe as pushim nga puna. Gjithcka do te mbetet e palevizur, e pandryshuar.

Shoqeria: ka zgjedhur te rinovoje kontraten, ky ishte vullneti i saj, pasi ishte folur per nje Thohir qe kishte ndermend ti rinovonte kontraten teknikun gjate vazhdimit te sezonit, per te pare se si do te shkonin punet. Por jo. Papritur erdhi rinovimi. Cfaredo qe te jene arsyet e ketij vendimi mbetet gabimi ne fund.

Pjesa me e madhe e personave kane menduar qe nuk i duhet vene faji gjithmone trajnerit. Konceptualisht kane te drejte. Ne fakt pergjegjesia eshte e shoqerise e cila nese eshte vertete ambicioze duhet te di qe shume trajnere te mire si Mazzarri, Ranieri, Gasperini dhe Benitez mund te trajnojne mire. Por pak, shume pak mund te drejtojne Interin. Blerja e vertete e Interit duhet te ishte nje trajner. Tani ne qarkullim, pervec Mancinit, jane vetem kandidatura zgjedhja e te cileve do te ishte nje bast dhe qe mund te jepnin nje shtytje ne fillim per tu kthyer me pas ne anonimitet.

Me ka bere nervoz te shihja te poshteruar Stramaccionin pa ditur arsyet e verteta njerezit, me ka ardhur keq qe Inter nuk ka menduar kurre seriozisht per Mihajlovic dhe qe nuk ka, per momentin, mjetet per te arritur tek Simeone. Kemi Mazzarrin dhe do te mbetet ai. Mund te arredojme tunelin dhe te shpresojme qe zgjedhja konservatore te jete e dobishme.

Amala

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.