Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Auslio jep lajmin e madh: “Skriniar dhe Ranocchia, ja vendimi qe kemi marre si klub. Blerjet qe do behen…”

Auslio jep lajmin e madh: “Skriniar dhe Ranocchia, ja vendimi qe kemi marre si klub. Blerjet qe do behen…”
Inter Club Staff

Pak perpara fillimit te ndeshjes ndaj Beneventos, Piero Ausilio ka folur per mediat dhe eshte ndalur natyrisht te merkato. 

Keto kane qene fjalet e tij per mikrofonat e Sky Sport ku nder te tjera, ka folur edhe per fushen e lojes (jo vetem per merkato).

“Kemi kerkuar qe te bejme gjerat per mire. Kemi marre shtyse nga ato qe kane ndodhur ne vitin e kaluar, nga gabime tonat per tu permiresuar.”

“Kemi preferuar te bejme cdo gje me kujdes. Nainggolan? Nuk ka asnje hap perpara. E dime qe Cagliari ka treguar interes ne menyra direkte dhe indirekte.”

“Eshte nje lojtar i Interit, ka ende dy vite kontrate me Interin. Ne ditet e ardhshme do te bejme vleresimet e duhura bashke me te dhe do te zgjedhim ate qe eshte me e mire per te gjithe.”

“Nese do te qendroje, do te beje pjese ne nje mesfushe shume te forte dhe kompetitive. Nese do te duam dicka te ndryshme, do te takohemi me Cagliarin.”

“Ranocchia? Qendron. Diskutime ka pasur me Genoan por kemi vendosur qe ai te qendroje ne Milano.”

“Kemi bere disa vleresime bashke me tranjerin dhe kemi vendosur qe Andrea te rrije. Ai mund te jete shume i vlefshem per ceshtje taktike dhe ne dhomat e zhveshjes.”

“E ka treguar qe eshte nje lojtar i vlefshem dhe ku mund te besojme. Marcos Alonso? Ne numerikisht jemi ne rregull, por natyrisht duhet te bejme disa shitje.”

“Nuk jane parashikuar blerje ne rast se merkato nuk do te na dhuroje ndonje shitje.”

“Milan Skriniar? Ka pasur nje kontakt por e kam thene edhe me pare qe nuk eshte ne merkato ky lojtar.”

“Ne si Inter kemi vendosur qe ai te qendroje ketu. Edhe ndonje oferte tjeter nuk ka pasur. Ranocchia qendron gjithashtu pavarsisht Skriniar. Te dy qendrojne.”

“A na bezdis fakti se na konsiderojne favorit? Nuk na bezdis, por ne bejme sikur nuk i degjojme. Fusha dhe numrat vendosin. E dime kush jane favoritet.”

“Jane ata qe e kane fituar 9 vite radhazi kampionatin dhe nuk mund te mos jene ata favoritet. E thone numrat.”

“Jemi ketu per ta bere nje sezon sa me te veshtire per te gjithe. Duam qe ndeshje pas ndeshje te konsolidohemi dhe te behemi me te forte.”

“E dime se kush eshte forca jone dhe duam te permiresohemi kudo. Dicka vitin e kaluar ka ndodhur ne menyre te gabuar.”

“Ne mesfushe kishim pak lojtare dhe u ndodhem shpesh here ne emergjence por kete vit kemi tentuar ti japim tranjerit nje repart me komplet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.