Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

JJ: “Skudeto, eshte heret. Ja se ku duhet te permiresohemi. Objektivi Champions League: e pamendueshme te mbetemi akoma jashte”

JJ: “Skudeto, eshte heret. Ja se ku duhet te permiresohemi. Objektivi Champions League: e pamendueshme te mbetemi akoma jashte”
Ardi Deda

I intervistuar ekskluzivisht nga Gazzetta dello Sport, mbrojtesi brazilian i Interit Juan Jesus ka folur mbi shume tema: objektiva personale dhe te skuadres, gabime per tu mos perseritur, ndjesite e para rreth blerjeve te reja dhe nje diskutim rreth rivaleve ne kampionat. Ne vazhdim, po ju sjellim fjalet e JJ:

Rekuperimi pas demtimit – “Jam rekuperuar ne kohe, sepse nuk kam bere pushime ne menyre qe te prezantohem me se miri”.

Objektivi gol – “Ne kampionat jam ndalur tek ajo traversa ne Bologna qe do te na kishte dhene dy pike me shume. Shoket e mi te repartit jane shume te larte dhe te forte me koke, keshtu shpesh trajneri Mazzarri me kerkon qe te mos shkoj perpara ne goditjet standarte per te shfrytezuar shpejtesine time ne rast te nje kundersulmi te mundshem kundershtar. Nga une kerkon perqendrim ne mbrojtje, dhe jo golat”.

Blerjet e reja – “Dodò e njoh mire, sepse kemi luajtur se bashku ne Under 19 braziliane ne vitin 2009. Ka teknike, kalon kundershtarin dhe shtyn shume perpara. Per sa i perket M’Vila, mund te them se eshte nje kafshe, kam pare disa nga ndeshjet e tij kur ishte ne France. Ka fizik dhe teknike dhe mund te jete nje ndihme e madhe ne nje zone te rendesishme. Nese heq dore nga nje shume parash sic ka bere ai do te thote qe ka motivime monstruoze. Per Vidic kam pak per te thene: per te flet karriera e tij ku ka fituar gjithcka. Serioz, i perulur, profesionist, eshte nje nder te stervitem me te. Ndajme se bashku edhe dhomen dhe komunikojme me nje miks midis anglishtes dhe italishtes, por ne playstation fitoj gjithmone une dhe e bej te nxehet”.

Struktura mbrojtese – “Ka te drejte Nemanja kur thote se ndryshon pak nga moduli me tre mbrojtesa nga ajo me kater, edhe pse duke luajtur me modulin e dyte rrezikon shpesh mbrapa te gjendesh dy kunder dy ose nje kunder nje, ndersa ne modulin me tre mbrojtesa je i mbuluar. Ai gjithsesi kupton gjithcka ne ajer. Ne modulin me tre mbrojtesa besoj se mund edhe te shkembeje qetesisht pozicionin me Ranocchian. Formacioni me kater mbrojtesa mund te na jape nje lojtar me shume perpara, me mundesine per ta mbajtur me shume topin ne posedim ne mesfushe”.

Ku duhet permiresuar – “Mund te permiresohem ne gjithcka, nga perqendrimi tek teknika, sidomos me kemben e djathte. Dua te punoj shume per te arritur plotesisht pjekurine. Ne moshen 26 vjecare, si top player. Lojtar krahu? Kam luajtur ne ate pozicion ne Brazil, edhe pse isha me shume i bllokuar dhe shtynte me shume lojtari i krahut te djathte. Sigurisht do te kishte pak kuptim te beja anesorin shtytes per Jonathan ose D’Ambrosio ne 3-5-2”.

DODO’ “Konkurrence me te? Shpirti i grupit mbetet nje aspekt thelbesor ne nje skuader qe kerkon te fitoje gjithcka”.

Objektivat – “Me nje organike te forte mund te shkojme deri ne fund si ne kampionat ashtu dhe ne Europa League”.

Argjentinasit – “Pa ta do te kemi pergjegjesi me te medha. Duke qene se kane fituar gjithcka, me pare presioni ishte gjithmone mbi Cambiasso, Milito, Samuel dhe Zanetti, ndersa tani na takon ne te rinjve te hapim nje cikel te ri. Dhe duhet ta bejme shpejt sepse Inter nuk mund te qendroje me jashte Champions League”.

Lider – “Kam qene kapiten ne te gjitha grumbullimet e te rinjve. Jam gati, i kam shpatullat e gjera”.

Inter fizike – “Do ti bejme me shume presion kundershtareve dhe do te jemi me te rrezikshem ne rastet kur nuk do te jemi ne posedim te topit. Nuk duam te perserisim te njejtat barazime te vitit te kaluar. 15 barazime jane shume dhe me 30 pike te humbura! Absurde. Duhet te qendrojme me te perqendruar deri ne sekonden e fundit. Ndonjehere e kemi patur te veshtire te administrojme ndeshjen, por ne kete sezon duhet te japim jeten. Cdo ndeshje do te jete nje lufte. Eshte e pamendueshme te mbetemi akoma jashte Championsit”.

Conte, lamtumira nga Juventus – “Lamtumira e tij mund te zvogeloje diferencat sepse trajneri ishte ‘zemra’ dhe ‘truri’ i tyre, karikonte skuadren ne cdo sekonde. Me siguri dicka e humbin nga ky largim, mund te jete nje avantazh per ne”.

Roma – Iturbe per Romen eshte nje blerje e madhe, por ne nuk duhet te kemi frike nga askush. Duhet te shkojme gjithnje ne fushe me me shume vendosmeri se te tjeret”.

Skudeto – “Tani eshte heret, por nese do te shkojme gjithmone ne fushe me vendosmerine e duhur do te marim tre pike ne cdo ndeshje”..

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.