Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

664 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Cancelo, Interi ben me dije se eshte pesimiste per dy motive kryesore

Joao Cancelo, Interi ben me dije se eshte pesimiste per dy motive kryesore
Inter Club Staff

Ai shkelqeu me bluzen e Interit dhe beri qe i gjithe populli zikalter te dashurohej me te per shkak te cilesive qe tregoi ne fushe.

Po flasim per Joao Cancelo qe ishte nje nga lojtaret me te mire te Interit ne kete sezon dhe sa here zbriti ne fushe arriti te shkelqente.

Por perse Interi ne kete moment ben me dije se eshte pesimiste per blerjen e Joao Cancelo?

Shpjegimin e jep Super Deporte ne Spanje, e cila vecon dy arsye mbi te gjitha.

Ja cfare shkruan e perditshmja spanjolle:

“Arsyeja e pare ka te beje direkt me klubin qe zoteron kartonin e lojtarit portugez. Valencia nuk ka ndermend te ule kerkesat e saj per mbrojtesin dhe deshiron te njejten shifer qe u ra dakort ne shkembimin qe u ve vjet ne vere ndermjet Geoffrey Kondogbia dhe Cancelos. Por klubi zikalter nuk ka deshire por as mundesi qe te permbushe kushtet e Valencias ne kete moment. Kjo gje e ben Interin te largohet akoma me shume nga mbrojtesi i djathte.

Motivi tjeter ka te beje me dicka qe Piero Ausilio e ka pranuar edhe me pare. Edhe pse Interi ne kete moment eshte me shume e perqendruar tek blerja e Rafinhes, zikalterit i kane syte edhe tek Valencia. Super Deporte tregon se motivi i dyte eshte konkurenca: sic eshte bere me dije, Wolverhampton eshte hedhur ne sulm ne oret e fundit fale Jorge Mendes me nje oferte monster prej 40 milione euro, por ne dritare per lojtarin duket se eshte edhe Juventusi me Napolin qe nuk kane probleme me Fair Play Financiar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.