Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

388 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Cancelo ka bindur Interin: ja plani i zikalterve per ta blere ne vere

Joao Cancelo ka bindur Interin: ja plani i zikalterve per ta blere ne vere
Inter Club Staff

Joao Cancelo eshte nje nder te paktit qe kane shkelqyer tek Interi kete sezon duke mos pasur asnje moment renie te formes, por duke luajtur gjithmone ne nivele te larta dhe te kenaqshme.

Pas nje demtimi qe e detyroi te rrinte infermieri per 40 dite, Joao Cancelo dalengadale mori vendin e titullarit tek Interi dhe klubi zikalter eshte dashuruar me mbrojtesin prtugez i cili erdhi veren e kaluar ne huazim me te drejte blerje te fiksuar per 35 milione euro.

Kjo shifer, per shumicen, ishte e pamundur te mendohej se do te shpenzohej nga Interi disa muaj me pare – ve ne dukje Tuttosport sot ne numrin e saj te perditshem.

“Pas debutimit ne kampionat si titullar me 23 dhjetor kur Interi humbi me Sassuolon 1-0, Joao Cancelo nuk ka dale me kurre nga fusha, pervec rastit te Inter-Crotone kur Spalletti vendosi qe te mos e fuste titullar per motive disiplinare.”

“Tashme Cancelo eshte nje pike kyce e skuadres dhe ka treguar se eshte nje mbrojtes krahu mjaft i mire ne gazen mbrojtese, por mbi te gjitha, nje lojtar krahu shume i mire kur topi eshte ne zoterim dhe shtyn shume.”

“Tek Interi, sic e tregon edhe blerja e Dalbert apo vitet e kaluara, nuk ka qene shume e thjeshte te gjenden lojtare krahu ne mbrojtje te lartesise se duhur sa per te bere diferencen.”

“Eshte e vertete qe cmimi i blerjes eshte shume i larte, por Interi ka ne dore disa karta te ndryshme per te arritur tek lojtari duke nisur nga Kondogbia qe ndodhet pikerisht tek Valencia.”

“Pikerisht francezi, ne Liga Santander ka arritur te tregohet deciziv dhe ka bindur Valencian per ta blere. Qe ketu Interi e nis me 25 milione euro ne xhep dhe ne kete pike do te mungonin vetem 10 milione euro per blerjen e Cancelos”, shkruan e perditshmja italiane.

[interaction id=”5a9e5a04e777bf054a9b1827″]

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.