Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 1, 2020

Scroll to top

Top

1,194 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Cancelo tek City, perfiton edhe Interi: ja shifrat dhe arsyeja pse!

Joao Cancelo tek City, perfiton edhe Interi: ja shifrat dhe arsyeja pse!
Inter Club Staff

Ai ishte nje nga lojtaret me te dashur te Interit dy sezone me pare kur erdhi ne huazim nga Valencia per ta fituar me djerse dhe mund vendin e tij ne formacion e duke mos dale me kurre prej tij.

U be nje nga te preferuarit e tifozeve deri ne momentin kur u transferua tek Juventusi sepse Interi e detyruar nga Fair Play Financiar nuk arriti dot te paguante shifren e rene dakort me Valencian perpara dates 30 qershor.

Ai ne Torino nuk gjeti kurre rehatine dhe ngrohtesine qe hasi ne Milano ku paraqitjet ishin shume here me te mira se sa ne Torino.

Dhe keshtu, Juventusi e shiti vetem pak dite me pare lojtarin tek Manchester City dhe ai tani do te luaje per skuadren e Pep Guardiola ne nje operacion qe dergoi ne Torino nje njohje te vjeter te merkatos se Interit, brazilianin Danilo.

Por nga operacioni Joao Cancelo nga Juventusi tek City nuk ka perfituar vetem Juve, por edhe shume skuadra te tjera:  Ne vend te pare eshte Benfica qe ka marre 1 milione e 600 mije euro, ne vend te dute eshte Valencia e cila ka perfituar 975 mije euro dhe me pas vjen Interi dhe Barreirense, klub ku lojtari eshte formuar si lojtar te cilat kane perfituar nga 325 mije euro.

Kjo shifer i takon Interit dhe Barreirense sepse sipas rregullores se FIFAS, nese nje lojtar luan me nje skuader deri ne moshen 23 vjecare, atyre skuadrave u takon 0,5% e cdo shitje ne te ardhmen. Cancelo erdhi tek Interi pikerisht ne ate moshe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.