Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 27, 2020

Scroll to top

Top

719 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Cancelo, Valencia thote ‘boll’ e lodhur me ‘lojrat’ e Interit: tani hyn ne loje karta Kondogbia?

Joao Cancelo, Valencia thote ‘boll’ e lodhur me ‘lojrat’ e Interit: tani hyn ne loje karta Kondogbia?
Inter Club Staff

Valencia duket se eshte lodhur shume nga manovrat e merkatos se Interit per sa i perket Joao Cancelos. 

Drejtuesit e Taronges – tregon e perditshmja spanjolle  Marca  – nuk deshirojne te futen ne ‘lojrat’ e Interit dhe nese nuk do te gjendet gjuha e perbashket keto dite, do e mbyllin perfundimisht porten per mbrojtesin portugez.

Pas largimit te Walter Sabatinit, kontaktet e  Piero Ausilios, drejtori sportiv zikalter dhe Alemany, homologu i spanjolleve jane reduktuar shume, pikerisht sepse milanezet po luajne duke nxjere emra zevendesuesish per Cancelon ne merkato.

Gjithashtu, Interi eshte treguar e vaket edhe kur eshte pyetur nese do te blihet Cancelo edhe ne rast se kapet Champions.

Prandaj Valencia ka thene ‘boll’ dhe nuk do te lejoje ‘lojra’ te tjera, por nuk mbaron me kaq sepse cdo gje mbetet pezull duke pare se edhe blerja zyrtare e Geoffrey Kondogbia nuk ka ndodhur ende.

Valencia sot, nuk ka derguar ende asnje fax Interit per te konfirmuar blerjen e francezit: kane mbetur edhe 14 dite per ta bere kete gje dhe per kete nuk eshte se ka dyshime, por vetem konfirmime. 

Por ne kete moment duhet kuptuar nese Interi do te shese edhe 25% qe i takon nga nje shitje e ardhshme e Kondogbias ne kembim te nje ulje te 35 milioneve per Joao Cancelon.

Eshte nje ‘puzzle merkatoje’, thote e perditshmja e Madridid. Do te duhen edhe 14 dite per te kuptuar nese Interi dhe Valencia do te arrijne ta plotesojne ose jo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.