Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

770 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario do te qendroje, por ka nje lajm shume te keq per te! Klubi ka vendosur qe…

Joao Mario do te qendroje, por ka nje lajm shume te keq per te! Klubi ka vendosur qe…
Inter Club Staff

Merkatot ne Spanje, Gjermani, France dhe Turqi jane ende te hapura e po ashtu edhe ne Portugali ku gong-u do te vije ne daten 1 shtator.

Pikerisht per kete motiv, Joao Mario mbetet ne dyshim deri ne oret e fundit te merkatos, edhe pse ne kete moment te gjithe ne Appiano Gentile thone se ai do te qendroje.

“Disa klube turke kane kerkuar Joao Mario, por lojtari ka thene jo – tregon Tuttosport -.”

“Prej javesh ai eshte ne shenjestren e Betis, por qe eshte shume afer Rafinhes (nje ish-interist ky) nga Barcelona.

Tratativa nuk eshte mbyllur ende per Rafinhen sepse duket se per lojtarin eshte e interesuar edhe Benfica, qe duhet te kualifikohet nje here ne Champions League dhe me pas mund ta beje kete goditje. Ata duhet te luajne edhe ndeshjen e kthimit ndaj Paol ne Greqi sepse ndeshja e pare ka dale 1-1 ne Lisbone.

Nese Rafinha do te perfundoje tek Benfica, mund te kete nje transferim te Joao Mario tek Betis ne huazim dhe Interi do e preferonte kete formule, por Spallettoi duket i vendosur per ta mbajtur portugezin sepse e cileson sezonin si shume te gjate e Joao Mario mund te ndihmoje Interin ne nje moment apo ne nje tjeter.

Tifozet zikalter nderkohe ne Meazza i kane vershellyer emrin kur spikeri i stadiumit e lexoi perpara Inter-Torino dhe nese qendron, do i duhet shume pune per ti bere tifozet qe ta falin per deklaratat e tij te pamenduara.

Por nderkohe qe Interi do te tentoje ta rekuperoje dhe ta beje nje element te vlefshem per skuadren e pare, ne rast qendrimi te Joao Mario ka nje lajm shume te keq per te.

Ai pritet te lihet jashte nga klubi ne listen e Champions League duke pare se zikalterit do te jene te detyruar qe te perfshijne ne te vetem 20 lojtare nga skuadra e pare dhe 2 nga te rinjte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.