Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,090 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario: “Duhet të kthehemi në Champions. Scudetto? Do të shohim. Banega…”

Joao Mario: “Duhet të kthehemi në Champions. Scudetto? Do të shohim. Banega…”
Rinor Sopaj

Mesfushori i Interit, Joao Mario, ka folur për mediat, në prag të ndeshjes kundër Andorrës: “Scudetto? Mund të mendojmë akoma. E vërtetë që Juventus është një skuadër shumë e fortë. Ka fituar pesë kampionatet e fundit radhazi dhe e ka filluar këtë sezon shumë mirë, më mirë se ne.”

OBJEKTIVI I INTERIT – “Objektivi kryesor i yni është që të kthehemi në Ligën e Kampionëve. Një klub si Interi duhet të jetë pjesë e garave më të mira. Pastaj në qoftë se do jemi në një pozicion nga i cili do mund të luftonim për titullin…beh tani duhet duhet të bëjmë pikë.”

AMBIENTIMI TEK INTER – “Jam shumë i kënaqur që kam pranuar ofertën e klubit zikaltër, është një sfidë tërheqëse që do më ndihmoj të rritem si njeri dhe si profesionist.”

VENDOSJA NË FUSHË – “Mesfusha është pozicioni im i preferuar, më pëlqen të jem në qendër të lojës.”

EKUILIBRI NË FUSHË – “Në qoftë se mund të jemi të ekuilibruar me Banegan dhe mua në fushë? Nuk e shoh ku është problemi. De Boer ka një ide loje dhe me atë po shkojmë përpara. Ever është një lojtar i madh, fantastik. Ka kualitete teknike të jashtëzakonshme. Është njeriu i duhur për këtë Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.