Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 16, 2018

Scroll to top

Top

4,166 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario, gjendet marreveshja me lojtarin dhe Sporting: mungon vetem nje gje…

Joao Mario, gjendet marreveshja me lojtarin dhe Sporting: mungon vetem nje gje…
Inter Club Staff

Mungon vetem nje detaj per tu vene ne vije, dhe Joao Mario pas jave te tera konfirmimesh dhe mohimesh, mund te behet nje lojtar i Interit.

Sipas Gazzetta dello Sport, ka mbetur te gjehet dakordesia tek formula e pageses qe Interi te mos dale nga kufijte e Fair Play Financiar, dhe zikalterit deshirojne ta ndajne kete transferte ne 4 pagesa me keste. Per gjithcka tjeter, Gazzetta konfirmon se klubet dhe lojtari kane gjetur gjuhen e perbashket me Interin.

“Gjithcka e bere per Joao Mario tek Interi. Me lojtarin ka nje marreveshje totale per nje kontrate pesevjecare me 3 milione euro ne sezon, me Sporting ka nje marreveshje per 45 milione euro ne total. Agjenti Kia Joorabchian dhe presidenti Bruno de Carvalho jane ne kontakt kostant me Interin. Nderkohe neser mbasdite Sporting do te luaje ne transferte ndaj Pacos de Ferreria ne kampionat dhe Joao Mario pritet te jete ne listen e te grumbulluarve.” – lexohet tek La Gazzetta dello Sport.

Nje shtyse mjaft e madhe per mbylljen perfundimtare te kesaj marreveshje mund te vije nga shitja (tek Arsenali?) e Marcelo Brozovic.

“I paguar 8 milione euro nje vit e gjysem me pare, Brozovic sot vleresohet 25 milione nga klubi zikalter. Me nje plusvalence te tille, merkato ne hyrje do te hapej fuqimisht dhe Joao Mario do te vinte pa asnjeproblem.” – nenvizon e perditshmja Italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.