Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

330 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario, Interi merr vendimin perfundimtar: “Ja sa milione euro kerkon nga Sporting: vetem…”

Joao Mario, Interi merr vendimin perfundimtar: “Ja sa milione euro kerkon nga Sporting: vetem…”
Inter Club Staff

Sezoni pozitiv i Joao Mario me fanellen e Sporting Lisbona duket se ka bindur drejtuesit luzitan te investojne tek ai.

Nder objektivat e ardhshem te merkatos eshte pikerisht blerja e mesfushorit portugez ne pronesi te Interit qe eshte aktualisht ne huazim.

Nje vullnet i perbashket ky me lojtarin, qe duket totalisht i rinuar ne klubin aktual, nje klub ku ai edhe eshte formuar ne moshe te re.

Lojtari duket se ka lene pas shpines nje moment te veshtire te karrieres se tij, i cili ka filluar qe prej transferimit ne Milano ku ka deshtuar te tregoje cilesite e tij.

Sipas te perditshmes portugeze O Jogo, Interi ka vendosur perfundimisht shifren qe do duhen per blerjen e tij.

Zikalterit nuk duan me shume se 10 milione euro. Nje shifer kjo shume larg nga 40 milione plus 5 bonuse te veres se 2016 qe e sollen ne Milano.

Por 10 milione euro per Interin ne kete moment do te thote se zikalterit nuk do te regjistrojne asnje minusvalence, por do te dalin me nje barazim.

Palet po punojne prej kohesh per te gjetur nje marreveshje, me premtimin e gjetjes nje gjuhe te perbashket perpara fundit te sezonit.

10 milione eurot qe kerkohen nga Interi nuk perbejne nje pengese te pakalueshme per Sportingun e Lisbones, sepse Interi e pranon edhe nje pagese me keste per te.

Por portugezet gjithesesi do te provojne njehere shansin duke kerkuar edhe per nje ulje nga Marotta.

Gjithesesi, problemi kryesor i Sporting ka te beje me rrogen e Joao Marios, qe aktualisht merr 2,7 milione euro ne sezon, me portugezet qe sot paguajne vetem 1 milione euro nga kjo rroge dhe pjesa tjeter paguhet nga Interi.”

“2,7 milione euro jane shume per disponueshmerine ekonomike te luzitaneve qe gjithesesi e ka gati nje zgjidhje edhe per kete.”

“Ideja e Leoes eshte ajo qe ti propozojne lojtarit (qe ka nje kontrate deri ne 30 qershor 2022 me Interin) nje kontrate prej 4 vitesh me nje rroge me te ulet dhe te shperndare nder vite, plus edhe nej premio te majme ne momentin e nenshkrimit.”

“Ajo qe eshte e sigurt ne kete moment eshte se Joao Mario nuk ka asnje qellim te rikthehet ne Itali tek Interi, ku nuk ndihet i trajtuar mire dhe ne nje kampionat si Serie A qe eshte pak adapt per cilesite e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.