Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,769 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario, Interi po e tenton serisht: ja ideja per te kenaqur Sportingun!

Joao Mario, Interi po e tenton serisht: ja ideja per te kenaqur Sportingun!
Inter Club Staff

Kur merkato kineze ishte akoma e hapur, Interi ishte shume afer Joao Marios. Trekendeshi me Jiangsu do i jepte Interit mundesine per te mbyllur ate opracion, por ne fund nuk pati mjaftueshem kohe. Zikalterit, edhe pse tashme kane deshtuar njehere, sipas Gazzetta dello Sport do e tentojne serisht edhe pa ndihmen e Jiangsu.

Ja cfare shkruhet nga Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te sotshem:

“Do te duhet qetesi per te kultivuar endrren Joao Mario. Agjenti Kia Joorabchian dje ka thene se veshtire se mund te shihet portugezi ne Milano, por ne realitet fjalet e tij mund te shpjegohen si domosdoshmeri per te qetesuar ambjentin tek Sporting Lisbona. Interi ka qetesi, mardhenie shume te mira me agjentin dhe ka ne dore nje oferte me nje formule qe mund te kenaqe klubin Portugez. E pamundur per ta blere menjehere per ate shifer, klubi zikalter ka menduar ta mare lojtarin ne huazim me pagese 10 milione euro dhe me detyrim blerje per 35 milione euro. Ne total 45 milione euro, e cila eshte edhe klauzola e tij e vjeter qe u be perpara Europianit 60 milione. Me perjashtim te gares me klube te medha europiane, askush per momentin nuk e ka derguar nje oferte ne kete shume tek Sporting. Keshtu qe per portugezet mbase do te ishte nje levizje e zgjuar te pranonin oferten e Interit. Ja perse per Joao Moarion duhen pritur edhe disa dite se cfare zhvillimesh do te ndodhin dhe qe pozicioni i Sporting te jete me shume fleksibel per nje oferte te tille nga ana e Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.