Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 20, 2019

Scroll to top

Top

4,980 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario, ja motivet e ndaleses. Grusht i forte nga Suning dhe nje Plan B…

Joao Mario, ja motivet e ndaleses. Grusht i forte nga Suning dhe nje Plan B…
Inter Club Staff

Javen qe kaloi, tratativa dukej se ishte mbyllur. Me pas ka ndodhur frenimi, Inter dhe Sporting nuk kane gjetur ende marreveshjen per Joao Mario.

Presidenti i klubit portugez vazhdon te luaje me cmimin e lojtarit, opsionet per pagesen dhe detaje te tjera e keshtu duke mare mbrapsht shume ‘jo’ nga ana e Interit. Suning nuk ka asnje qellim qe te ‘kapet prej fyti’ nga Sporting dhe nderkohe po mendon per nje Plan B ne rast se do te deshtoje tratativa qe sjell Joao Mario ne Milano. Kete shkruan sot Corriere dello Sport.

PO NEGOCIOHETJoao Mario nuk eshte shume larg. Interi nuk eshte dorezuar per portugezin, por ka deshiren dhe vullnetin per ta mbyllur kete operacion me kushtet e veta. Per momentin, shume kushte nuk jane permbushur. Fajin per keto e kane detajet qe bien ndesh ndermjet dy skuadrave. Zikalterit per keto kushte jane te shtyre me shume nga Fair Play Financiar qe zikalterit nuk e kane luksin ta tejkalojne duke qene se rrezikojne te perjashtohen nga Kupat e Europes vitin qe vjen. Mendohet se brenda kesaj jave do te negociohet edhe nje here qe te limohen detajet e kesaj marreveshje dhe qe Joao Mario me ne fund te veshe fanellen zikalter.” 

PROBLEMI“Ndermjet klubit zikalter dhe Sporting nuk ka nje mirekuptim te plote. Bruno de Carvalho, presidenti i klubit luzitan, ka qene ne Milano te dielen, por udhetimi i tij nuk ishte i mjaftueshem per te zhbllokuar situaten dhe as per ta mbyllur ate. Perkundrazi, ai ka tentuar me shume se njehere te nderroje letrat ne tavoline ne avantazh te tij. Nje nga kerkesat e fundit ka qene qe te futej nje perfitim 10% e vleres se shitjes ne te ardhmen te Joao Marios, e pasuar nga tentativa per te rritur 50 milione vleren e opracionit. Interi i eshte pergjigjur me nje dopio jo, ashtu si nuk pranon ta paguaje lojtarin me dy keste, por vetem me kater.”

PLANI B“Sic eshte perfolur me pare, qe te meren masat e nevojshme ne rast se gjithcka shkon keq, Interi ka gjetur nje plan B. Ai quhet Ramires dhe luan ne Kine per Jiangsu Suning, dhe mund te vije tek Interi ne huazim. Braziliani do te vinte tek Interi por rroga e tij do te paguhej nga Suning, duke qene se ai i kalon 10 milione euro ne sezon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.