Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

829 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario, kontakte te shumta Inter-Sevilla: ja oferta, shifrat dhe detajet! Fale Romes, ai…

Joao Mario, kontakte te shumta Inter-Sevilla: ja oferta, shifrat dhe detajet! Fale Romes, ai…
Inter Club Staff

Tifozet e Interit kane kohe qe nuk presin nje largim me kaq shume padurim si largimin e Joao Mario.

Kjo per faktin e vetem se mardheniet e tifozeve me portugezin qe per hir te vertetes ne Milano u prit si nje hero i vertete, jane prishur perfundimisht.

Natyrisht qe fajtor i gjithe kesaj situate eshte Joao Mario dhe deklaratat e tij perpara fillimit te boterorit ne Rusi ku deklaroi se:

“Tek Interi nuk kthehem. Serie A nuk ben per mua dhe nuk do ja keshilloja askujt te shkonte atje.”

Keto deklarata nuk eshte se u priten keq vetem nga tifozet zikalter, por edhe nga drejtuesit e Interit qe duket se i kane dhene nje ultimatum lojtarit: ose do te gjesh nje skuader qe do paguaje aq sa kerkojme ne meqe deshiron te largohesh, ose do e kalosh sezonin ne tribune.”

E keshtu, ja tek eshte bere perpara Sevilla dhe e bukura e gjithe kesaj tratative eshte se mund te realizohet me parate e… Romes.

Ja cfare thuhet per kete gje sot ne mediat Italiane:

“Joao Mario dhe Sevilla. Eshte nje piste shume e nxehte ne keto ore. Dje gjate gjithe dites jane zhvilluar kontakte te njepasnjeshme ndermjet klubit spanjoll dhe Interit.”

“Sevilla ka kerkuar nje vleresim me te ulet se 35 milione apo 30 milione qe kerkon Interi, por ne keto momente po studiohen formulat e nevojshme qe mund te kenaqin Interin.”

“Tek klubi zikalter ka ardhur edhe nje kerkese nga skuadra tjeter qe qytetit te Sevillas, Betis, por ndjesia eshte se ekonomikisht Interin mund ta kenaqe vetem Sevilla.”

“Kushurinjte e tyre Betis mund te hidhen perseri ne sulm, por Sevilla ka mundesi ekonomike tashme pas operacionit N’Zonzi tek Roma dhe me sa duket, Joao Mario mund te blihet pikerisht me parate te Romes.”

“Oferta e Sevilla per Joao Mario mund te jete nje huazim me pagese me detyrim blerje per rreth 22-25 milione euro ne fund te sezonit, por asgje nuk dihet ende me siguri.”

“Natyrisht pervec faktit qe Joao Mario tek Interi nuk ka me vend.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.