Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,326 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario nuk eshte grumbulluar, Interi ka besim. Distanca e vetme mbetet…

Joao Mario nuk eshte grumbulluar, Interi ka besim. Distanca e vetme mbetet…
Inter Club Staff

Disa sinjale te ardhura nga Portugalia rrisin shpresen e Interit per sa i perket transferimit te Joao Mario ne Milano, tek klubi zikalter.

Mesfushori nuk eshte grumbulluar nga Sporting per sfiden ndaj Pacos e kjo gje te ben te interpretosh kete zgjedhje si optimizem nga ana e Interit per blerjen e lojtarit.

Por lajmi me i rendesishem per Interin pritet te vije nga presidenti i Sporting qe duhet te jape driten jeshile finale qe kjo marreveshje te mbyllet duke hedhur firmen ne kontrate. Sipas La Gazzetta dello Sport, nje vizite e ketij te fundit ne Milano nuk eshte e parashikuar por Interi duket optimiste per lajmet qe vijne nga Lisbona per sa i perket mos grumbullimit te tij per ndeshjen e kampionatit Portugez.

Duke hyre ne detajet e tratatives, ajo qe ka mbetur pa u zgjidhur eshte vetem ndermjet klubeve: 45 milione euro per kartonin (ketu perfshijme edhe 5 milione bonuse) qe eshte kerkesa e Sporting. Interi ofron 10 milione euro huazim dhe 30 milione blerje te detyrueshme, nderkohe pas kesaj kerkese te Interit, Sporting ka kerkuar 15 milione euro huazim dhe 25 milione euro blerja e detyrueshme. Presidenti De Carvalho shtyn qe pagesat te behen ne dy keste deri ne 2017, zikalterit duan qe ta paguajne ne tre keste tashme, me te fundit te pagueshem ne 2018.

Natyrisht kerkesa e Interit nuk eshte nje kaprico, por eshte teresisht e lidhur me Fair Play Financiar. E gjithe kjo histori duket si nje Perisic bis.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.