Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

954 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario, pas ndeshjes me Genoan vjen nje super lajm per protugezin zikalter

Joao Mario, pas ndeshjes me Genoan vjen nje super lajm per protugezin zikalter
Inter Club Staff

Mbase ajo ndaj Genoas ka qene ndeshja me e mire dhe ndeshja me perfekte qe ai ka bere me bluzen e Interit qe prej transferimit tek zikalterit. 

Po flasim per Joao Marion qe ndaj Genoas arriti te shenonte 1 gol teper te bukur por edhe te jape per shoket e skuadres 3 assiste.

Ai ka qene lojtari i radhes se listes se gjate te “ringjallurve” te Luciano Spallettit.

Por duket se pas ndeshjes shume te mire me Genoan, per Joao Mario ka nje lajm tjeter shume te mire.

Portugezi ka arritur te rikthehet te beje pjese ne listen e te grumbulluarve ne kombetaren portugeze te Fernando Santos.

Lojtari interist, fale dy paraqitjeve teper te mira ne kampionat ndaj Lazios dhe Genoas, ka arritur te binde tranjerin e tij te kombetares per ta rikthyer ne kombetaren kampione Europe ne fuqi.

Joao Mario keshtu do te marre pjese ne ndeshjet kunder Italise dhe Polonise.

Dy ndeshjet do te luhen respektivisht ne daten 17 nentor dhe 20 nentor.

Kjo me lart eshte edhe lista e plote e lojtareve te grumbulluar nga Portugalia.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.