Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

973 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario: “Une tek Milan ose tek Juventusi? Fakti qe kam luajtur tek Interi ska lidhje, por…”

Joao Mario: “Une tek Milan ose tek Juventusi? Fakti qe kam luajtur tek Interi ska lidhje, por…”
Inter Club Staff

Deklaratat e para pak diteve per La Gazzetta dello Sport te Joao Mario vazhdojne te jene lajm ende ne mediat italiane.

Deklaratat e portugezit ishin me te vertete te renda ne drejtim te klubit zikalter, ku ai nder te tjera tha se me Interin i ka mbyllur hesapet (kete interviste mund ta lexoni ne fund te artikullit) dhe se nuk deshiron te rikthehet me ne Appiano.

Por duket se Joao Mario nuk e ka lene me kaq.

Sot, FcInter1908.it ka folur dhe ka nxjere ne pah disa fjale te tjera qe Joao Mario ka thene ne te njejten interviste per sa i perket nje kalimi te mundshem tek Milani ose Juventusi.

Ai duket se nuk ka asnje deshire te vere kembe ne te gjithe Serie A, jo vetem ne Milano.

Joao Mario i eshte pergjigjur pyetjes se gazetarit qe e ka pyetur nese do te transferohej tek Milani apo Juventusi keshtu:

“Nuk e di nese jane si Interi skuadra e Milanit dhe e Juventusit, prandaj eshte e veshtire te pergigjem. Por di te them qe futbolli italian nuk ben per karakteristikat e mia. Me pak fjale, vendimi per te kaluar tek Milani apo tek Juventusi nuk ka te beje me te kaluaren time tek Interi, aspak. Kjo nuk ndikon. Fakti qe nuk me pelqen Serie A po.”

Por kjo fraze nuk ishte me pak e rende se te tjerat e thena nga Joao Mario dy dite me pare.

Le ti kujtojme se bashku:

“Inter? Nuk dua ta provoj te kthehem aty. Do te me mungonte motivimi i duhur. Eshte nje eksperience  e mbyllur, nuk kam asnje dyshim.”

“Shume presion? Cfare thoni. Une e vlej ate shifer. Eshte ajo qe shpenzuan, keshtu qe e meritoj komplet. Dhe nuk kam akuzuar askend per presion, kane gjene gjithmone diskutime qe vinin nga jashte. Une jam i bindur per vleren time, dhe e di qe i vlej totalisht ato para.”

“Premier League eshte totalisht nje bote tjeter. Pse i gjithe ky inat ne drejtim te Interit? Nuk eshte inat, por thjesht pasoje e situates se perjetuar ne nje vit e gjysem tek Interi. Ideja eshte e qarte: nuk kthehem. Jam thjesht i sinqerte. Nuk ka zjarr qe te me ndeze mua tek Interi. Kur vajta, isha i karikuar per nje projekt qe dukej se do te niste, por gjerat shkuan ndryshe.”

“Vera e 2016 ishte shume e veshtire nga shume kendveshtrime. Ndryshimi i pronesise, nje pankine jo stabel: Mancini, De Boer dhe pastaj Pioli. Shume konfuzion per blerjet e reja, per mua dhe per Gabigol. Asnje justifikim. Por kaosi ne ate moment ishte i dukshem. Edhe per kete nuk arrita qe te tregoja vlerat e mia. I kujt ishte faji? I te gjitheve por edhe i asnjerit. Pergjegjesia ishte e gjitha e Interit dhe ambjentit. Futbolli italian nuk ben per mua perfundimisht.”

“Do te ishte e kote te prezantohem ne Appiano, edhe pse kam nje kontrate deri ne 2021. Shpresoj te gjendet nje zgjidhje sa me pare, mbase perpara fundit te Boterorit. Ne futbolli ashtu si ne jete, duhet te jemi te sinqerte ta pranojme kur gjerat perfundojne. Me Interin per mua ka perfunduar.”

“Per sezonin e ardhshem po vleresoj gjithcka, por Premier eshte ideale. Ambjent spektakolar, turne fizik dhe teknik ne te njejten kohe. Ajo eshte opsioni i pare, pastaj La Liga gjithashtu. West Ham eshte nje ide, por eshte ende heret per te qene i zhbalancuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.