Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet perseri Joao Miranda: “Kam disa kontakte me Palmeiras. Per te ardhmen nuk e di, por kam…”

Flet perseri Joao Miranda: “Kam disa kontakte me Palmeiras. Per te ardhmen nuk e di, por kam…”
Inter Club Staff

Gjate nje inverviste te dhene per Canal Pihado perpara se te nisej per ne Boterorin e Rusise por qe eshte publikuar vetem dje, Joao Miranda ka shprehur edhe njehere deshiren e tij per te respektuar kontraten me Interin, edhe pse ai eshte treguar disi i pasigurt. 

Zerat kohet e fundit e kane lidhur me Palmeiras mbi te gjitha skuadrat e tjera dhe duket se nuk kane qene thjesht thashetheme.

Ja cfare ka thene Joao Miranda ne intervisten e tij:

“Eshte nje klub shume i madh ne Brazil, ne terma financiar dhe strukturor, nje nga klubet qe eshte rritur me shume vitet e fundit – ka shpjeguar futbollisti i Interit -.”

“Eshte normale qe nje klub i tille te kerkoje lojtare te nje niveli te caktuar ne Europe.”

“Une kam pasur disa bisedime me njerez afer Palmeiras, eshte e vertete, por e kam shpejguar situaten time edhe gjate dialogeve me ta.”

“Pastaj te mos harrojme se une kam nje lidhje te forte me klubin e San Paolo. Prioriteti im eshte qe te qendroj ne Europe, kam nje kontrate me Interin dhe do te mundohem ta respektoj ate kontrate per momentin.”

“Pastaj gjerat ne futboll jane dinamike. Ne dy dite mund te ndryshojne shume gjera nesa te vjen nje oferte bindese nga Brazili. Por sot e shikoj shume te veshtire.”

“Gjithesesi duhet ta pranoj qe nuk e di cfare me rezervon e ardhmja.”

Keto kane qene fjalet e Joao Miranda per median braziliane. Nese e kujtojme, Joao Miranda vetem pak dite me pare deklaroi se Interi me blerjen e Stefan De Vrij ka vene ne diskutim te ardhmen e tij dhe e tha qarte qe ndihet i kercenuar nga konkurenca. Gjithesesi Spalletti duket se ka ndermend ta mbaje ne skuader Joao Miranda dhe mundesite qe tranjeri i Interit te luaje me nje mbrojtje me tre lojtare sezonin qe vjen nuk jane aspak te vogla.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.