Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

796 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jonathan: “Inter, sa shume me mungon. Sa telashe i hapa vetes atehere me ate qe bera. Tifozeve i them…”

Jonathan: “Inter, sa shume me mungon. Sa telashe i hapa vetes atehere me ate qe bera. Tifozeve i them…”
Inter Club Staff

I ardhur tek Interi me etiketimin si mbrojtesi i krahut me i mire i kampionatit brazilian, Jonathan Cicero Moreira, i njohur nga te gjithe vetem si Jonathan, ka hasur shume veshtiresi tek Interi duke qene se vinte si zevendesuesi i nje jashtokesori qe kishte veshur fanellen e Interit qe prej 2006 deri ne 2011, Maicon Douglas.

Ardhja e Walter Mazzarrit beri qe Jonathan te luante mire dhe te tregonte kualitetet e tij, por nuk ka qene mjaftueshem per te qe u largua nga Interi.

Sot Jonathan luan tek Atletico Paranaense dhe po ben shume mire aty. FcInterNews e ka intervistuar dhe kjo eshte intervista e tij.

Ja fjalet e Jonathan qe nga tifozet zikalter njihet edhe si thjesht Johnny:

Related image

 

Si po ecen jeta ne Brazil?

“Ketu jam i lumtur. Jam ne nje skuader e cila me jep mundesi qe te shprehem shume mire per te vazhduar karrieren time. Ambjenti eshte shume i bukur. Te gjithe djemte, drejtuesit, stafi: jane shoke. Kam bere nje kampionat te mire vjet. Pas demtimit te mare tek Interi shume pak do me kishin mare ne skuader, por ketu me mbeshten dhe ja dola.”

Sapo ke rinovuar kontraten. Cfare objektivash ke?

“Shpresoj te vazhdoj te bej mire. Skuadra eshte permiresuar. Kane ardhur futbolliste me kualitet. Dua te mbyll karrieren time ketu. Prandaj firmosa deri ne 2020.”

Si e kujton periudhen tende tek Interi?

“Me mungon Italia por mbi te gjitha sa me mungon Interi. Duke lene jashte personat qe njoha. Zikalterit kane qene shume te rendesishem per mua. Kam mesuar shume nga Serie A. Jam i lumtur per karrieren time. Sa keq per demtimin sepse nese sdo kishte ndodhur ndonje skuader tjeter europiane do te me kishte kerkuar. Por nuk ka problem, jam mire edhe ketu ne Brazil.”

Image result for Jonathan Inter

E ndjek akoma Interin?

“Po, edhe pse jo te gjitha ndeshjet per shkak te ndryshimit te orarit, por i ndjek shpesh.”

Cfare mendon per Interin aktual?

“E ka nisur shume mire. Per mua mund te bente akoma me mire. Te gjithe futbollistet ne bote e kane enderr te veshin bluzen e Interit. Mendoj se eshte thjesht ceshtje kohe qe Interi te rikthehet te fitoje gjithcka prap sic e ka bere ne historine e saj disa here.”

Njehere ne nje interviste pas nje ndeshje ti the: “Interi humbet dhe eshte faji i Jonathan. Bie shi edhe eshte faji i Jonathan. Ja ***fsha, nuk eshte keshtu…”. Cfare ndodhi atehere? 

“Te tjere gabonin dhe askush nuk i kritikonte aq rende sa mua. Ne ate periudhe sa beja dicka une me hidheshin te gjithe persiper dhe perfundoja ne pankine. Me erdhi ajo fraze ne mendje dhe e thash. Me pas i shkaktova vetes shume telashe.”

A te pelqente kur te therrisnin “Hyjnori” (Il Divino)?

“Jam i sigurt qe kete epitet ma ka ngjitur dikush qe ka dashur te me tallte. Edhe sot ne rrjete sociale me therrasin keshtu. Per te bere shaka ndoshta. Por mua nuk me plas shume. Nuk me ben as mire as keq. Nuk ndryshon ndonje gje.”

Related image

(Foto e modifikuar nga tifozet ne kohet kur Jonathan ishte ende tek Interi dhe therritej gjeresisht si “hyjnori”)

Por tifozet te kane dashur gjithmone shume…

“I dergoj te gjitheve nje perqafim te ngrohte dhe nje pershendetje. Jane afeksionuar me mua. Une i falenderoj dhe i them qe do te jene pergjithmone ne zemren time. Si Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.