Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

368 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jonathan: “Momenti im? Merite e Mazzarrit”

Jonathan: “Momenti im? Merite e Mazzarrit”
Ardi Deda

Vitin e kaluar, pikerisht me 17 prill, Jonathan ‘festonte’ golin e tij te pare me fanellen e Interit. Nje gol qe nuk ndryshonte gje, ne ate ndeshje te kupes se Italise me Romen. I njejti Jonathan sot, ka dhene nje interviste:

“Eshte kenaqesi te mund te vish ne kete date dhe te kujtosh gjithcka qe ka ndodhur qe atehere e deri me tani. Te luash ne nje klub te madh si Inter eshte nje kenaqesi e madhe dhe eshte akoma me shume kur ka momente kur mund te besh diferencen. E kujtoj shume mire ate ndeshje. Ishte nje ndeshje e rendesishme, kunder Romes, nje rival tradicional. Shenova ne fillim te ndeshjes dhe ishte nje gol shume i bukur mbi te gjitha per sa i perket aksionit. Isha nisur nga krahu i djathte dhe bera nje kombinim me Alvarez dhe Rocchi. Ishte nje emocion i madh, e dija qe nje gol do te me ndihmonte te tregoja futbollin tim me te mire tifozeve zikalter”.

Qe atehere gjerat kane ndryshuar per Jonathan, qe kete vit ka shenuar me shume se nga pritshmerite: “Normalisht, shqetesohem me shume per te mbuluar mire dhe me pas te mbeshtes aksionin sulmues duke bere levizje te mira ne te djathte. Eshte e rendesishme te ndihmoj shoket e mi qe luajne ne mesfushe. Por me ka pelqyer gjithmone te dal perpara, te bej asist dhe te dergoj topin ne rrjete, kur trajneri me lejon kete lloj lirshmerie sic eshte rasti me Mazzarrin. Ai me ka dhene nje mbeshtetje te madhe, kam marre besim ne menyren time per te luajtur dhe lejon qe une te shtyj dhe ne sulm, gje qe me ka lejuar te perfeksionoj depertimet e mia diagonalisht, qe ndihmojne mjaftueshem aksionin sulmues. Mazzarri eshte nje nder arkitektet e medhenj te momentit tim te mire tek Interi”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.