Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

788 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jonathan: “Pas familjes vjen Interi, Wallace eshte ok. Mendoja per largimin pas…”

Jonathan: “Pas familjes vjen Interi, Wallace eshte ok. Mendoja per largimin pas…”
Andi Prifti

Ishte 17 prilli, Inter-Roma, Jonathan e kujton mire ate ndeshje dhe arsyen e ka shpjeguar gjate puntates se dyte te InterNOS ne Inter Channel.

KUJTIM –  “Sa keq qe e humbem ate ndeshje, por, sipas meje, ka qene nje nga momentet qe me ka dhene besim ne vetvete dhe aty kam filluar te permiresohem. Eksperienca ime e ngjashme me ate re Alvarez? Ka lojtare qe ne nje skuader te re bejne mire qe ne fillim, ka te tjere qe kane nevoje per kohe. Une dhe Ricky kemi ardhur te dy ne nje skuader kampionesh, ne nje skuader qe ka fituar gjithçka dhe nuk ishte e lehte per tu pershtatur. Kur skuadra shkon mire, edhe lojtaret ecin mire, kur skuadren shkon keq, te gjithe ecin per keq.”

TIFOZET – “Mua me pelqeu tu jap autografe atyre, gjithashtu dhe te bej fotografi me ta. Ata jane shpirti i nje skuadre, jane pjese e rendesishme e botes sone.”

NESE BEHENI KAPITEN? –Me pas flet per shoket e skuadres, te shkuarit dhe te. Nje krahasim me Maicon: “Ai eshte nje lojtar i madh, ka fituar gjithçka ketu tek Interit. Nuk eshte lehte qe nje lojtar sapo te vije te pershtatet menjehere me futbollin italian. Me siguri qe kemi cilesi te ndryshme, ai ka cilesite e tji dhe une kam te miat. Nese do ta mbyll dhe une karrieren tek Roma? Jo, shpresoj ta perfundoj ketu karrieren time, ndjehem mire ketu, ku i dihet nese nje dite behem kapiten…”

KOLEGET – Dhe per bashkekombasin e tij, Wallace: “Deri tani ka luajtur pak, por ne stervitje duket qe ka cilesi dhe prandaj Interi e ka marre. Duhet te rritet akoma sepse ka ardhur nga Brazili dhe, ashtu siç me ndodhi mua, duhet te permiresohet taktikisht dhe teknikisht. Por besoj, se te gjitha heret qe ka hyre ne fushe ka bere mire. Ajo qe na mungon se brazilianeve eshte taktika sepse ne Brazili luhet me shume futboll fizik.”

TRAJNERI – Jonathan ka shpjeguar dhe se si Mazzarri i dha besimin e duhur per tu rikthyer: “Ai eshte nje njeri qe t’i thote te gjitha gjerat ne fytyre. Dhe me ne lojtaret ka raport te mire: kur na therret ne zyren e tij dhe na sheh ne sy na jep nje besim qe te ben te ndihesh i rendesishem. Dhe ti mendon: trajneri po beson tek ti dhe une nuk duhet te gaboj ne menyre qe ti shpaguaj kete besim. Mendoj se ai eshte nje trajner i madh, puna qe ben ai çdo dite eshte e rendesishme.”

JOHNNY I VOGEL – Jonathan ka folur dhe per veten e tij kur ka qene i vogel: “Qe femije nuk me pelqente te shkoja ne shkolle, gjithmone doja te luaja futboll. Nese shkoja ne shkolle ishte per te pare vajzat e shkolles ose per te luajtur me shoket. Mamaja ime vinte gjithmone qe te me merrte dhe nxehej me mua. Nese nuk do behesha futbollist sinqerisht nuk e di se çfare do beja…(qesh). Familja me ka ndihmuar gjithmone. kur doja qe te largohesha nga Italia, mamaja ime me tha qe duhet ta kaloja dhe kete moment ashtu siç ndodhi ne Brazil.”

 FORCA DHE DOBESIA- “Koka” eshte pika e tij e dobet, thote duke bere shaka Jonathan, ndersa shpejtesia eshte pika e tij e forces. Nuk di te gatuaje, eshte besimtar, kur cohet ne mengjes mendon se duhet ta beje mire punen e tij dhe kur e pyesin per lojtarin me te mire ne bote nuk ka dyshime:” Them Messi sepse gjithcka qe te tjeret mund ta bejne me dy kembe ai eshte ne gjendje ta beje vetem me nje”.


Dhe duke vazhduar me pyetjet dhe pergjigjet zbulojme me teper per Jonathan:

Nese te them Inter?

“Per momentin gjeja me e rendesishme pas familjes”

Si do mbaroje ky vit ?

“Do qendroj, por shpresoj qe te arrijme te hyjme ne Champions League”.

Cfare vote i jep vetes per kete sezon?

“Shtate, shtate e gjysme”.

Cfare te ka ndihmuar te permirsohesh?

“Permirsimi i pjeses taktike. Mazzarri ne kete ka qene i shkelqyer se bashku me stafin e tij. Cdo dite me thote qe duhet me pare te shikoj topin pastaj lojtarin. Kjo eshte e rendesishme per mua”.

Hera jote e pare ne San Siro?

“Me shtrengonte stomaku”

Mendon per Kombetaren?

“Mendoj qe cdo lojtar qe luan ne nje skuader te madhe mendon per Kombetaren e tij, por di qe ne kombetaren braziliane ka shume kampione. Ne rolin time eshte Alves apo Maicon. Une punoj per te bere mire dhe nese nje dite do te me jepet mundesia do te isha shume i lumtur”. 

ISHTE GATI E MBARUAR- Ne perfundim, Jonathan tregon nje andekdote:”Ne nje ndeshje mendova me te vertete qe duhej te ikja. Ishte Sampdoria-Inter, ajo e rreshkitur qe bera ne zone nuk me kishte ndodhur me pare. Kisha nderruar atletet dhe mendoja ndoshta ishin me te mira por…”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.