Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,141 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jonathan: “Tani te kapim Champions! Goli? Trajneri thote…”

Jonathan: “Tani te kapim Champions! Goli? Trajneri thote…”
Andi Prifti

I intervistuar nga mikrofonat e Inter Channel, Jonathan prezanton sfiden e te nesermes kunder Cagliari: “Mendoj se duhet te qendrojme me kembe ne toke, pa menduar per gjera te tjera. Duhet vetem te punojme dhe kaq.” Nje jave e veshtire, me 3 ndeshje ne 7 dite: “Eshte e vertete, por jemi pa kupa europiane dhe Mazzarri por ben nje pune te mire me skuadren duke na vene te vrapojme. Kemi luajtur 3 here ne jave, nuk mund te punohet mire, pasi te kaloje ndeshja me Cagliarin mund te punojme ashtu siç deshiron trajneri. Tani jemi mire, po mendojme per Cagliarin, duhet te jemi prane vendit te pare, te futemi ne Champions League sepse kjo eshte e rendesishme per ne.” Jonathan, njeriu i ndeshjes te enjten me Fiorentinan: “Golin e kam ripare ne shtepi, pas ndeshjes. Nuk munda te flija shpejt, kisha adrenaline. Ndeshja po jepej ritransmetim dhe e kam pare, isha shume i kenaqur, po ashtu edhe familja ime. Ishte nje gol i bukur, sepse situata e ndeshjes ishte e komplikuar, kishim barazuar por gjithsesi ka dhe gola me te bukur se ai. Shikoj gjithmone se çfare bejne te tjeret qe te mund t’i arrij. Ishte ashtu siç thote trajneri ‘Goli eshte gjithmone i bukur, ne shume kendveshtrime.’ Tani duhet te jemi mire, te luajme mire dhe te jemi te kujdesshem ne mbrojtje, ndersa ne sulm jane Palacio dhe Alvarez, qe deri tani ja kane dale shume mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.