Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,449 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jovetic: “Inter, nuk te le. Me Mancinin gjithcka eshte OK. Une dhe Icardi po kuptohemi shume mire. Touren dhe Zabaleten e keshilloj te vijne ketu”.

  • On 05/05/2016, 10:53

“Nje vote nga 1 te 10-ta per sezonin tim? 5! Jam gjithmone i rrepte me veten time, nuk dua te fajsoj te tjeret, duhet te jepja shume me shume dhe shpresoja te shenoja me shume gola”. Keshtu e ka nisur intervisten ekskluzive per Corriere dello Sport Stevan Jovetic. “Ne fillim luaja gjithmone dhe kam bere diferencen, me pase ka qene e veshtire te luaja me nderprerje. Janari ishte nje perjudhe shume e keqe si per mua ashtu dhe per skuadren. Ne shkurt kam patur disa probleme fizike, pikerishte ne momentin me te keq kur po humbnim pike ne klasifikim. Disa here nuk kam luajtur per zgjedhje taktike”.

Cili eshte raporti juaj me Mancinin? 

“Une bej gjithmone ate qe ai me kerkon, sepse eshte trajneri im. Eshte nje raport normal, ashtu si me gjith te tjeret”.

A do na tregosh se cfare ndodhi mes teje dhe Mancios pas ndeshjes Inter-Lazio dhjetorin e kaluar?

“Asgje ne vecanti. Jan shkruar shume gjera, por e verteta eshte se thjesht ishim te gjithe nervoze sepse kishim mundesi per tu ngjitur ne klasifikim dhe nuk e shfrytezuam. Kishte nervozizem ne dhomat e zhveshies por vetem kaq”.

Perse luajtet aq keq ne Olimpico?

“U futem ne fushe ne menyren e gabuar, nuk di ta shpjegoj. Kemi pesuar gol qe ne fillim dhe nuk gjetem forcen te riktheheshim ne loje. Nuk luajtem si Inter”.

Cfare bilanci ke per kete sezon te Inter?
“Sesi erdhen gjerat nga fillimi, mund te arrinim shume thjesht vendin e trete. Ne janar nuk fituam asnje ndeshje, sidomos ne shtepi. Kete e paguam ne fund. Duhet te luanim te pakten ne kualifikueset e Championsit dhe me vjen keq qe nuk ja arritem”.

Nga menyra sesi flet duket qe e ke vendosur qe do qendrosh tek Inter, do te injorosh te gjith zerat e merkatos?

“Kam ardhur ketu per te ndenjtur e  pakta dy vite. Ne fund te sezonit do te flas me drejtuesit e skuadres, por nuk dua te largohem: Mund te jap shume me shume per kete skuader, nuk kam treguar akoma sesa vlej”.

Ausilio dje ishte ne Madrid per te ndjekur ndeshjen Real Madrid-City ku ka vezhguar Touré e Zabaleta. Jane te vlefshem keta lojtare per Interin? 
“Po, Toure dhe Zabaleta per pozicionet e tyre jane nder me te fortet ne bote, do te ishin fondamental per skuadren. Argjentinasi nuk deshton kurre ne krah, ndersa Toure eshte nje miks i forces fizike, teknikes dhe personalitetit, eshte nje mesfushor qe humbet shume pak topa. I bllokon kundershtaret”.

Cfare do te thote?  
“Kur shkova tek City vura re se askush nuk i afrohej shume ne ndeshjet e stervitjes. I pyesja shoket sepse ndodhte kjo dhe ata qeshnin. Keshtu ne rastin e pare provova ti vidhja topin por ai me spostoj cuditshem duke me plasur ne toke. Qe athere isha shume i kujdesshem”.

Nese Touré e Zabaleta do te telefononin, do i keshilloje te vinin tek Inter?
“Sigurisht qe po”.

Icardi e Jovetic mund te luajne sebashku? 
“Une kerkoj te jap gjithmone me te miren pas krahve te nje sulmuesi te pare. Me te kemi zhvilluar ndeshje shume te mira, dhe me pak te mira. Sipas meje ai eshte nje sulmues shume i forte dhe ne sebashu mund te japim shume me shume”.

Cfare ju ka munguar?
“Nuk kemi luajtur shume here sebashku. Titullar kemi nisur 10-12 ndeshje, por bashkpunimi gjendet me mire ne ndeshje, ne stervitje eshte e veshtire”.

Cfare ka Juve me shume sesa Inter? 
“Eksperience, lojtare qe luajne prej vitesh sebashku, dhe me shume kualitet”.

Nese do keshilloje Interin per te mare nje Bashkatdhetar, cili do te ishte? 
“Nikola Vukcevic, mesfushori i Brages, fizik te fort dhe teknik mbreslenese”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.