Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

985 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jovetic, Italia akoma ne fatin e tij. Kontakte me Interin…

Jovetic, Italia akoma ne fatin e tij. Kontakte me Interin…
Bujar Berishaj

Nje synim i vjeter, nje interes gjithmone i gjalle.

Stevan Jovetic kthehet ne orbiten e Inter, klub qe e ka ndjekur gjithmone qe nga lamtumira prej Firences dhe qe tani provon te sjell perseri ne Itali.

Kontakte te reja mes dy shoqerive, lojtari deshiron te largohet nga Manchester City, skuader ne te cilen nuk ndjehet me ne qender te projektit. Ne janar Manuel Pellegrini nuk e ka perfshire ne listen e Champions League per t’i bere nje vend blerjes se re, Bony; lojtari malazez ka komentuar kete vendim me fjale qe peshojne: “Zgjedhja e trajnerit tim per te me perjashtuar nga kompeticioni me ka ‘vrare’.”

Ne kete sezon sulmuesi ka bere 5 gola dhe dy asiste ne 15 paraqitje ne Premier Leauge. Por sirenat e merkatos tashme degjohen: Inter eshte ekipi me i bindur dhe leviz qe tani per ta pasur lojtarin ne vere. Ne krahasim me nje vit me pare, operacioni tani duket me i thjeshte: Mancini e di cfare do dhe emri i Jovetic eshte ne krye te listes.

Lojtari nuk eshte me i lumtur ne Angli dhe mund t’i kerkoi shoqerise qe te kenaq kerkesat e tij. Pas perpjekjeve te shumta te Juventus, skuadra zikalter tani duket me e interesuara per lojtarin. Ka kohe: nese palet do te gjejne nje marreveshje, ne te ardhmen e Stevan Jovetic do te jete akoma Serie A, nje kampionat qe tashme e njeh dhe qe tashme ka bere gjera te medha me fanellen e Fiorentinas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.