
Jovetic per Sky: “Nuk jam tek Interi si kalimtar, dua te qendroj. Me Icardin…”
Edhe Stevan Jovetic analizon per Sky Sport fitoren 2-0 ndaj Napolit.
Ja fjalet e tij: “Po kerkoja te rikthehsha si protagonist, kam besuar gjithmone tek aftesite e mia, tek vetja ime. Jam stervitur gjithmone mire, por jam demtuar ne nje moment. Per sa i perket anes psikologjike kam qene gjithmone ok, sot jam i lumtur per paraqitjen. Kam gjetur gjuhen e perbashket edhe me Icardin? Eshte java e dyte qe thuhet kjo. Kur kritikoheshim ishte teper shpejt. E kemi treguar shpesh here qe mund te luajme mire kunder shume kundershtareve. Ky Interi me i mire i sezonit? Jo, mund te bejme akoma me mire se kaq. Sot kemi bere nje paraqitje te mire dhe kemi sakrifikuar mjaft. Edhe une mund te luaja me mire. Markimi i Jorginho? Po, ishte nje nga detyrat qe mu dha nga tranjeri, tani do iki ti jap nje darke (qesh). Pertej shakase, ishte detyra ime ta markoja, me lodhi pak por duhet a beja dhe ishte e rendesishme per te fituar. Pozicioni qe me pelqen me shume te luaj? Si sulmues i dyte, me lirshmeri levizjesh. Por ne fund te fundit une jam nje sulmues e me pelqen te shenoj dhe duhet te bej me shume perpara. Tek Interi edhe sezonin qe vjen? Kurre nuk kam menduar per tu larguar. Kam lexuar shume gjera, por jam ketu per te qendruar per shume vite jo per te qene nje kalimtar. Me pelqen te luaj epr skuadren e ta ndihmoj skuadren sa here kam mundesi.”