Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

908 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juan: “Dua te bej historine tek Interi. Eshte nje fikim. Do te fitojme…”

Juan: “Dua te bej historine tek Interi. Eshte nje fikim. Do te fitojme…”
Xhorxh Gellci

Nga Brazili vjen nje interviste shume e bukur me Juan, i cili flet per karrieren dhe sigurisht per aventuren me zikalterit. Mbrojtesi brazilian i pershkon te gjitha fazat e jetes te tij futbollistike dhe ben te qarte deshiren per te qendruar gjate me zikalterit. inter.al ja u sjell te plota fjalet e tij, te gjitha ne shqip:

ORIGJINA – “Vij nga Belo Horizonte, kam filluar te luaj ne te rinjte e America-MG. Pak me vone, ne 2005, kam shkuar ne Porto Alegre dhe kam bere nje provim me Internacional. Kam dale me sukses dhe me kane marre ne skuader, ku kam pershkuar gjithe rrugen e skuadrave te moshes dhe jam bere nje profesionist ne 2010. Kam debutuar ne Campeonato Gaucho, ku kam luajtur ndeshjen e pare me skuadren B.”

DEBUTIMET – “Internacional me ka dhene gjithe mbeshtetjen qe te rritem sa me mire si atlet ne kategorite inferiore (te rinjte). Sigurisht kam patur mundesi per te mesuar shume, te rritem si person dhe te mesohem te behem nje profesionist. Personat qe punojne ne klub jane me kualitet shume te larte dhe kjo ka kontribuar me vertet per te me dhene nje karriere te rendesishme.”

KOMBETARJA BRAZILIANE – “Eshte shume emocionuese te luash ne kombetare, ne cfaredo kompeticion. Kur mendon te behesh nje futbollist, eshte e veshtire te mos imagjinosh dhe te mos enderrosh Brazilin. Kam fituar tituj, kam shkuar ne vende te ndryshme, kam ndjere peshen qe te sjell kjo fanelle. Kjo te ndihmon shume dhe te ben me te pregatitur per presionin qe do te kesh ne nje skuader profesionistesh.”

INTERNACIONAL I PORTO ALEGRE – “Kam qene shume i lumtur tek Internacional. Nuk kam luajtur shume ne fakt, por kam ndenjur me lojtare te medhenj dhe kam marre pjese ne fitimin e titujve, qe gjithmone percaktojne karrieren tone. Kam luajtur disa ndeshje ne Libertadores ne 2010 ku kemi fituar me vone, kam luajtur edhe ne Recopa 2011. Titujt jane te rendesishem per progresin tone profesional dhe luajme ne kompeticione ku duhet te perballemi me veshtiresi te ndryshme. Kam luajtur edhe ne Kampionatin Brazilian, qe eshte nje nga me te ekuilibruarit ne bote.”

INTER – “Interi ka qene rasti me i madh qe kam patur. Do te kisha dashur te luaja pak me shume ne Brazil, por eshte nje okazion unik, te shkoj ne nje nga klubet me te medha ne Europe, duke jetuar ne nje vend dhe ne nje qytet qe te jep gjithcka, te njohesh nje kulture te re, te luash ndeshje te rendesishme. Mendoj se ka qene nje zgjedhje e duhur, sepse jam rritur shume ne relativisht pak kohe qe jam ne Itali. Kam mesuar shume nga shoket qe kam ne klub dhe traineret qe kam patur. Jam rritur shume edhe taktikisht ne nje futboll te ndryshem, si ai italian.

JETA NE MILANO – “Une jetoj shume prane stadiumit ku luajme ndeshjet ne shtepi, San Siro. Eshte nje vend pak larg nga qendra, por eshte nje zone shume e qete e Milanos. Qyteti eshte shume i bukur, me shume kulture, restorante te mira, ka gjithcka qe te duhet. Njerezit me kane pritur shume mire, kam bere shume miqesi dhe gjeja me e mire eshte qe kam mesuar gjuhen ne nje kohe te shkurter. Me bashkeshorten kemi pare gjithmone filma ne italisht duke u munduar te kuptonim ate qe thuhej, pse me titra ne gjuhen e tyre. Keshtu e kemi mesuar shume shpejt dhe tani e flasim ne menyre te rrjedhshme.”

OLIMPIADAT – “Ka qene nje enderr te marr pjese ne Lojrat Olimpike te Londres. Ambjenti ishte i pabesueshem, dicka qe cdo atlet deshiron ta perjetoje. Ne te futbollit kishim problemin qe jo te gjitha ndeshjet ishin ne qytet, keshtu qe nuk kishim kontakte direkte me Fshatin Olimpik. Por kemi patur mundesine ta vizitojme dhe ka qene shume i bukur. Kemi arritur ne finale, e luajtur ne Wembley, qe eshte nga stadiumet me historike ne bote, dhe per pak nuk kemi fituar medjaljen e arte. Por ka qene sensacionale te jetonim nje event me keto dimensione.”

E ARDHMJA – “Dua te qendroj gjate tek Interi, duke bere historine e klubit. Eshte dicka qe e kam fiksuar ne koke dhe shpresoj t’ja dal. Besoj qe me Interin do te fitoj tituj te rendesishem ne Itali dhe pastaj edhe Champions League. Ne baze te rendimentit qe do te tregoj me klubin ku luaj, shpresoj te kem mundesine te luaj ne Kupen e Botes me Kombetaren Braziliane. Shpresoj qe do jem ne gjendje ti realizoj objektivat e mi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.