Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,082 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juan: “I trembem Vidalit. Fitorja jone ne Torino…”

Juan: “I trembem Vidalit. Fitorja jone ne Torino…”
Ardis
  • On 12/09/2013, 16:37

Juan Jesus eshte gati, te shtune ne San Siro do te jete Juventusi, mbas proves se djeshme, Rai Sport ka publikuar intervisten e dhene nga mbrojtesi brazilian: “Interi duhet te synoje sa me larte qe te arrije objektiva sa me te medha, Mazzarri po ben nje pune shume te mire me ne. Luajme ne shtepi, ne stadiumin tone duhet te bejme sa me mire, te fitojme dhe te marrim 3 pike te rendesishme”. Por cfare keni frike nga Juventusi? “Ata jane shume te mire edhe ne sektorin e mbrojtjes kane Chiellinin, Barzaglin, Bonuccin, me pas Pirlon, Tevez, Vidal, Buffon… Ngelet per ti bere komplimente atyre”.

Vitin e kaluar per zikaltrit nje fitore gjigante ne Torino: “Personalisht e mbaj mend fitoren e sezonit te kaluar sepse kam bere nje ndeshje te madhe, do doja ta perserisja te shtunen ne San Siro”. Por kujt i trembet Juani nga lojtaret bardhezinj? “I trembem shume Vidalit, arrin te futet mire ne zone dhe vjen perpara portes, ka goditje dhe luan futboll te mire”. Cfare duhet te beje Interi te shtunen qe te fitoje? “Duhet te luajme bashke, kompakt, te perqendruar sepse eshte nje ndeshje qe kerkon 100% perqendrim. Me pas, disa nga lojtaret tane si Palacio mund te bejne diferencen, jam i sigurte qe do te luajne shume mire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.