Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

447 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juan Jesus: “Cfare emocionesh dje! Eshte merita juaj…”.

Juan Jesus: “Cfare emocionesh dje! Eshte merita juaj…”.
Ardis
  • On 15/09/2013, 13:37

Juan Jesus dhe Interi, nje histori dashuri e destinuar qe te zgjase per shume kohe. Mbrojtesi brazilian, nepermjet profilit te tij ne Instagram, ka dashur te falenderoje tifozet zikalter per mbeshtetjen ne ndeshjen e djeshme kunder Juventusi, duke hedhur nje foto, ku tregon koreografine e Curva Nord dhe nje tjeter ku ai po markon Carlos Tevez“Pershendetje miqte e mi interiste, Ka momente ne jete ku ti ndalon, nuk ndjen me asgje, shikon lart ne qiell dhe rishikon te gjithe jeten tende. Me pas i rihap syte dhe je ne mes te «Scala» te futbollit. I emocionuar si kurre me pare. San Siro e mbushur plot. I shikoja te gjithe, fytyrat, mimiken, te qeshurat, friken dhe inkurajimin. Kur duhet te fillosh nje lufte nuk ekzison asgje qe mund te karikoje me shume sesa «SHTEPIA» jone. Nuk kam provuar ndonjehere nje emocion kaq te forte. Kam enderruar te jetoja ndjenja te tilla, por kur e shikon se gjendesh ne mes te San Siros, fillon dhe kupton qe ndonjehere realitetin e kalon edhe endrren . Faleminderit, eshte merita juaj nqse sot une jam akoma me shume interist. #mifaitremareilcuore.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.