
Juan Jesus: “Duhet te vazhdojme keshtu. Ranocchia ne pushim na foli dhe na tha qe…”
“E veshtire te perballesh me Sampdorian sepse ka sulmues qe jane teper te shpejte. Okaka eshte shume i forte edhe fizikisht. Ne pjesen e pare kemi krijuar shume dhe kemi humbur shume raste. Ishte e rendesishme te fitonim dhe te vazhdonim rrugen drejt vendit te trete. Luajme gjithmone me grinte. Paraqitja ime? Une punoj qe te luaj mire, te markoj mire dhe te bej nderhyrjet e duhura dhe si pasoje e kesaj sot jam i lumtur me paraqitjen time. Sjellja taktike ne minutat e fundit? Mendoj se duke luajtur ne shtepi duhet te luanim lart dhe te tregonim karakter dhe e beme kete gje. Cfare i tham njeri tjetrit? Ranocchia na flet gjithmone ne dhomat e zhveshjes, na karikon shume dhe sot na tha qe na duhet fitorja. Parma? Jemi shume te perqendruar, punojme mire sepse do te jete nje ndeshje shume e veshtire.” – Keshtu eshte shprehur Juan Jesus i pyetur per mikrofonat e InterChannel pas ndeshjes Inter-Sampdoria 1-0.