Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

580 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juan Jesus: “Ka qene nje vit i veshtire, por tani…”

Juan Jesus: “Ka qene nje vit i veshtire, por tani…”
Xhorxh Gellci

Ne nje emision shume te famshem televiziv ne Brazil, Os Donos da Bola, ishte i ftuar edhe mbrojtesi brazilian i Interit, Juan Jesus. Teme kryesore ishin finalet e NBA, por ka patur edhe pak vend per nje diskutim mbi Interin. I pyetur nga prezantuesi, i cili ka nenvizuar se mungesa e grumbullimit ne kombetaren braziliane mund te ishte e lidhur me sezonin e dobet te Interit, Juan eshte pergjigjur: “Po, eshte e vertete, ka qene nje vit shume i veshtire per ne. Interi eshte mesuar gjithmone te luftoje per kreun dhe kete vit ka qene e veshtire, por tani do rifillojme te punojme fort sepse viti i ardhshem do te jete shume i rendesishem per te gjithe ne dhe shpresoj se do kthehemi te luftojme per titullin.

Keto ishin fjalet ne studio, ndersa gjate nje klipi te realizuar per San Siron, mbrojtesi brazilian eshte shprehur keshtu: “Duke e krahasuar me Porto Alegre, jeta ime ka ndryshuar shume, ne fushe edhe jashte. Ne San Siro ka nje atmosfere te pabesueshme, Curva Nord ja del te krijoje nje klime te mrekullueshme, ne kete stadium ke gjithmone avantazhin te kesh tifozet prane dhe te gatshem te te mbeshtesin. Kurse kur luajme derbin ose ndeshjen me Juventus, atmosfera behet e jashtezakonshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.