Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,161 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juan Jesus: “Nuk e ndërroj Interin për asgjë në botë. Grupi është i bashkuar dhe duam të dalim nga kriza. Mancio…”

Juan Jesus: “Nuk e ndërroj Interin për asgjë në botë. Grupi është i bashkuar dhe duam të dalim nga kriza. Mancio…”
Rinor Sopaj

“Unë do të qëndrojë këtu deri sa të ma kërkojnë. Jam i lumtur, e dua Milanon, e dua Interin dhe i njoh të gjithë këtu, duke filluar nga kopshtarët, banakierët bashkëlojtarët e skuadrës. Jam njëri nga senatorët e shumtë këtu dhe kam shumë miq të cilët nuk kanë forcë për të bërë dicka në futboll dhe nuk do ta ndërroj këtë klub me asgjë në botë për momentin. Besoj në punën time, i lë njerëzit të flasin sepse për atë edhe janë. Nëse do të lexoja se cfarë thuhet në shtyp dhe të shikoja TV nuk do më duhej të jetoja më”.

“Mendoj se problemi është mental, unë e shoh sesi stërvitemi me bashkëlojtarët e mi. Ndonjëherë bëjmë gabime, por gabimet janë njerëzore, asnjëri nga ne as Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk janë të pagabueshëm. Problemi është në kokën tonë. Duhet ta kontrollojmë këtë presion, sepse të luash me fanelën e Interit do të thotë: presion. Kush e sheh nga jashtë nuk e di se cfarë do të thotë për një mbështetës të Interit klasifikimi momental. Për ta është një situatë e tmerrshme sepse Interi gjithmonë ka luftuar për kreun dhe ne duhet të kthehemi tek fitorja dhe t’i hedhin në harresë këto probleme”.

Pastaj flet për ndërrimin e trajnerëve dhe ndryshimit ndërmjet tyre: “Kemi luajtur për dy vite me mbrojtjen me tre, tani duhet të jemi më të koncentruar dhe nuk duhet të shtyjmë shumë përpara pasi pas nesh nuk mbetet askush, por vetëm mbrojtësi qëndror që duhet të merret me pjesën e tij të fushës. Unë po e bëj atë që po ma thotë Mancini, por jemi mësuar me mbrojtjen me tre. Unë nuk jam trajner por është normale që nëse ndryshon në mesin e një sezoni, atëherë do të duhet kohë që të mësohemi me mekanizmat. Vetë Mancini, na uroi dhe na tha që jemi duke u përmirësuar dhe kjo për ne është një kënaqësi e madhe”.

Për merkaton: “Unë do ta blija përsëri Coutinhon. Përvec që është një lojtar i madh i Liverpool-it ai është një mik i imi, një mik i madh. Mund të na ndihmonte shumë me karakteristikat e tij dhe largimi i tij për ne ishte një humbje e madhe. Unë isha shumë i trishtuar kur u largua nga Milano, por tani jam i lumtur për atë që po e bën tek Liverpool. Unë nuk e di nëse atij do t’i pëlqente të rikthehej, por nëse do të dëshironte jam i sigurt që këtu do të bënte mjaft mirë. Ndonjëherë kthehet në Milano sepse Liverpool është i ftohtë dhe i vogël, por atij po i shkon mjaft mirë atje”.

Pastaj flet për Icardin: “Është një djalosh i zoti. Në zhveshtore jemi të ulur afër dhe flasim shumë. Nuk ka rëndësi cfarë imazhi tregon ai përmes mediave sociale, e rëndësishme është që shënon, dhe ne jemi të lumtur kur ai e bën. Jam ngjitur me të në zhveshtore, nuk grindet me asnjë, gjithmonë është i buzëqeshur. Është një djalosh i qetë. Në përgjithësi ne jemi një grup i bashkuar. Flasim shumë për këtë moment të komplikuar të cilin po e përjetojmë dhe mundohemi ta gjejmë një zgjidhje se si të dalim nga kjo situatë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Pastaj ai e kujton kohën kur erdhi tek Inter: “Kur të vije një mundësi e këtij lloji nuk mund ta humbasësh. Gjithmonë kam dashur të luaj për Interin, disa më thonin që nuk duhej të vija këtu dhe se duhej të prisja. Por unë erdha dhe kam bërë mjaft mirë, nga këndvështrimi im. Nuk e dija nëse isha gati për Evropën, por ndonjëherë ia vlen të rrezikosh. Tashmë jam shumë i lumtur këtu”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.