Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juan Jesus: “Per mua Kovacic eshte shume i forte, eshte Iniesta i ri! I them gjithmone…”

Juan Jesus: “Per mua Kovacic eshte shume i forte, eshte Iniesta i ri! I them gjithmone…”
Donald Elmazi

Ka qene dita e #AskJJ: praktikisht per dy ore gjithsej kete mbasdite, mbrojtesi zikalter Juan Jesus i eshte pergjigjur pyetjeve te shumta te postuara nga tifozet nepermjet Twitterit zyrtar te shoqerise. Shume nga tifozet qe JJ i eshte pergjigjur kane prekur edhe temen Mateo Kovacic. Numri 10 zikalter per boten zikalter eshte i shenjte, shume e duan ne fushe dhe nuk e durojne dot faktin qe ai nuk luan. Frika per ta humbur ne fund te vitit eshte shume e madhe, mbi te gjitha per te gjithe tifozet qe e konsiderojne nje talent unik, pothuajse me i miri i te gjithe skuadres zikalter. Me siguri nuk jane te vetmit qe e mendojne.

Ky eshte mendimi i Juan Jesus ne lidhje me shokun e tij te skuadres: “Per mua Mateo eshte Iniesta i ri, eshte shume i forte! I them gjithmone qe duhet te gjuaje! Ai i ka te gjitha kualitetet per tu bere i madh si Iniesta dhe Xavi, jam shume i sigurte!”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.