2,987 views
Juan: “Nuk kam fjetur pas ndeshjes se djeshme. Perisic me kujtoj Cuchu. Besuam pas golit te trete”.
Shpresat e Interit jane qe ndeshja e djeshme te sherbeje si pike kthese per kete fund-sezon, per te arritur objektivin final, nje vend ne Champions. Ne ndeshjen e djeshme Juan ishte padyshim nje nga me te miret ne fushe, nje lider, si Kapiten i vertete. Ja cka deklaruar per Premium Sport:
A ishit ne gjendje te flinit pas ndeshjes se djeshme?
“Kam fjetur shume pak, per shkak te adrenalines jam shtrire ne oren 5-se. Kisha nevoje per pushime por jam i kenaqur me ate cfare treguam ne fushe dje. Nuk ishte e lehte te me zinte gjumi, zhvilluam nje ndeshje te madhe”.
Mekat penalltia e Palacios…
“Sigurisht qe me vjen keq, por mos te harrojme as rastin e Perisic ne fund te kohes se rregullt, i cili me kujtoj Cambiasson ne ndeshjen kunder Tottenhem disa vite me pare. Duhet te ringrihemi dhe ne kampionat”.
Jeni te zhgenjyer qe nuk arritet finalen?
“Po,pak. Pas 3-0 kemi besuar vertete por te mposhtesh juventusin eshte gjithmone e veshtire”.