Juan, Ruset perpara Romes. Atletico kerkon me ngulm Icardin? Nderkohe ne Madrid shkon Branca…
Jo pak te reja nga merkato e natyrisht te lidhura me Interin vijne kete mengjes nga rreshtat e Corriere dello Sport.
Mbi te gjitha, eshte Juan Jesus qe i pelqen shume Romes dhe jo vetem: mbi te jane hedhur syte Rus te Spartak Moska. Pastaj ja Icardi, i cili ka hyre serisht ne axhenden e Atletico Madrid: nese Colchoneros nuk do te arrijne dot tek Diego Costa (zgjidhja e pare e Simeones), emri i Kapitenit te Interit eshte i dyti ne liste.
Nderkohe, meqe jemi tek Atletico – gjithmone sipas Corriere dello Sport – skuadra nga Madridi ka te reja ne nivel drejtues: Marco Branca eshte shume afer transferimit ne Spanje ku i eshte ofruar pikerisht nga Atletico nje post si drejtues e nje vend perkrah Bertes. Kontaktet jane ne faze te avancuar dhe ish drejtori sportiv i Interit mund te filloje shume shpejt.